Arrestohet një person, publikoi fotografi me armë në Facebook

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Malishevë.

Arsyeja e arrestimit lidhet me një postim në Facebook.

“Malishevë / 25.07.2024 – 13:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që kishte postuar në rrjetin social facebook një fotografi me armë zjarri. Lidhur me rastin është sekuestruar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – ka shkruar policia në raportin 24-orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *