Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, pasi ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, kur polici i ka kërkuar të dyshuarit të paraqesë dokumentet e tij. Në vend që të bashkëpunonte, i dyshuari ka refuzuar dhe ka tentuar të largohet. Në pamundësi për të ikur, ai është nisur me shpejtësi dhe ka goditur policin, duke i shkaktuar lëndime. Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga autoritetet.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *