Arsyetimi i nenës nga Prizreni që e braktisi djalin, i cili tha se nga ky veprim ai u bë hajn
Një grua nga Prizreni kishte refuzuar që birin e saj 14 vjeçar ta pranonte në shtëpi, kur policia e dërgoi për ta mbajtur arrestin shtëpiak më 24 shtator.
Ajo tha se veproi kështu pasi mendon se në dorë të shtetit djali i saj si recidivist i veprave penale, do të ishte më i sigurt, njofton Klan Kosova.
Në koordinim me prokurorinë policia po e heton rastin e cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.
I mituri që po dyshohet edhe për vjedhje, tani ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.