Ata që Pavarsinë e shtetit tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”, janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!!
Shkruan: Abdullah Thaçi
Kosovën, historikisht, e kanë mbrojtë dhe do ta mbrojnë, bijtë dhe bijat e këtij nënqielli , që gjak e jetë e kanë atë tokë e ato shkrepa.
Të tjerët, që i kanë braktisë trojet e veta e janë strukë në Kosovë, pavarsisht “pushtetit” dhe misionit që kanë sot, nuk do t’ia arrijn kurr ta zhbëjn mëvetsinë tonë.
Ata veç munden të vazhdojn me shërbesen e tyre, në linjë të puthitur me Vuçiçin se, Pavarsia e Kosovës, është projekt i “përkohshem”?!!
Agjenda serbe, gjithë shqiptarët ka dëshirë t’i shoh si ju: pa themele, pa çati e pa adresa në Luginë e Malësi, e me pasaporta të Shqiprisë!!
Të qenit patriot sot, është barrë e rënd që nuk mund ta bajë çdo kush. E më së paku Liburni e Albini.
Sepse, patriotët ku do që shkojn, nuk i braktisin vatrat dhe identitetin e tyre!
Patriotët, pavarsisht ku jetojn e zhvendosën, e ruajt lidhjen emocionale me vendlindjen dje atdheun.
Ata, me mjete legale të kohës moderne, e vazhdojn luftën e projektve të burrave e grave të kombit.
Ata janë të bindur se, “Bashkimi Kombtar” nuk është bashkimi fizik i një pjese të Kosovës me Shqiprinë, por agjend për zhbërjen e Kosovës i shtet!!!
Bashkimi Kombtar, është një tërsi shumë më e madhe territoresh etnike, që prek shumë shtete në rajon, sot, shumica dërmuese e tyre pjesë e NATO-s.
Andaj, nëse keni një plan konkret se si Shqiprisë me i’a bashkangjitë Qamërinë, Iliridën, Malsinë e Madhe, Tuzin, Ulqinin, Luginën e Sanxhakun edhe unë jam me ju!!
Pastaj, pa gajle, natyrshëm, në fund, edhe Kosova është aty!
Deri te ai moment, sot, patriotizëm është me pas edhe pasaportën e armikut!!!
E me këtë, ruhen themelet e shqiptarve në tokat e pushtuara në Luginë e Malësi. E sa herë që ka zgjedhje atje, lokale e qëndrore, me shku e me votu. Sepse, kur je pak, një votë ka vlerë shumë të madhe!
Këtë gjë e bëjn shumë miq të mi, që kanë lindur e jetojnë në Kosovë, por baballarët i tyre intelektual, jeta dhe puna në rini, i ka sjell në Kosovë.
Ata, me takatin e tyre, sa herë që shqiptarve ju duhet vota, shkojn dhe votojn në Iliridë, Luginë e Malësi.
Ti Liburn bashkë me Albinin, pse jo?!
Sepse keni tjera agjenda. Nuk ju ha palla për Luginën e Malsinë !!
Ju shkoni në një linjë me agjendat e armikut.
Ju, me organizatën tuaj politike, shkoni e merrni pjesë në zgjedhje të Shqiprisë dhe i acaroni deri në armiqësi mardheniet zyrtare mes Shqipërisë e Kosovës!
Juve, tani më ju ka dalë boja.
Po ju lexohen letrat n’xhep.
Unë e kam ditë kush jeni me kohë.
E mira është se po i zhgënjeni edhe ata që besuan në përrallat tuaja “patriotike”!
Unë nuk habitem pse Kosova e pavarur ka kaq shumë armiq.
I habitshëm mbetet fakti se, pikrisht, ata që Pavarsinë e shtetit tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”, janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!!