ATK regjistron të hyra 29.5 përqind më shumë se vitin e kaluar
Administrata Tatimore e Kosovës ka regjistruar të hyra 29.5 përqind më shumë se vitin e kaluar.
ATK inkason 552.7 milionë euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.
“Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Ndryshe, sipas ATK-së, një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.