AVONET: Komuna e Prizrenit vendos kritere për tenderë që t’i fitojnë kompanitë e afërta më ta!
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren ka publikuar gjetjet e rrjtetit AVONET:
Postimi i plotë:
Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin lidhur me keqqeverisjen në Komunën e Prizrenit duke keqmenaxhuar paran publike dhe duke mos zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës.
AVONET është duke monitoruar aktivitetet e prokurimit në Komunën e Prizrenit dhe gjatë monitorimit dhe hulumtimit AVONET ka identifikuar disa të gjetura dhe këto të gjetura janë në kundërshtim me ligjet dhe me standartin e qeverisjes së mirë.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka identifikuar se në tenderin me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit” është ritenderuar një herë me arsyetimin që Komuna e Prizrenit konkretisht zyra e prokurimit ka bërë shkelje, ku institucioni i OSHP-së ka anuluar tenderin në fjalë për arsye se OE fitues nuk ka qenë i përgjegjshëm.
Ndërsa Komuna e Prizrenit rishpallë tenderin “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit” edhe pse OSHP-ja Komunës së Prizrenit ia rikthen për të anuluar procesin e parë të procesit të prokurimit për arsye të shkeljeve, andaj Komuna e Prizrenit ka favorizuar operatorin ekonomik duke vendosur në dosjen e tenderit kritere të favorshme për OE NAPS ShPK, si p.sh, në dokumentin përshkrimi teknik i produktit në dosjen e tenderit me numër 1.1 deri 8.17 këto produkte janë vetëm të një prodhuesi të cilat janë të dëshmuar me përshkrime dhe vizatime që figurojnë në dosjen e tenderit.
Po ashtu sipas hulumtimit të bërë nga AVONET është identifikuar se kompania “Detas D.D.O” që është në koncersium me “OE NAPS” nuk ka referenca për ekzekutim të punimeve por vetëm për shitje, andaj AVONET konsideron se AK nuk ka vlerësuar në harmoni me standardet dhe ligjin e LPP.
Ndërsa AVONET pas hulumtimeve të bëra tek dosjet e tenderëve ka identifikuar në shumë prej rasteve se kriter në tenderët është kur lideri i grupit të Operatorëve Ekonomik duhet të plotësoj 60% të kritereve, ndërsa në dosjen e tenderëve për ndriçim publik nuk kërkohet ky kriter, andaj AVONET konsideron se Komuna e Prizrenit po favorizon dhe jep mundësi për të dhënë kontratë.
Raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur një çështje A7 – Ndryshimi i pozicioneve të para masës jo në pajtueshmëri me procedurat ligjore, me gjetje: Sipas nenit 61 pikave 21, 22 dhe 23 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për prokurimin publik, “ndryshimi i kontratës i referohet një ndryshimi në termat dhe kushtet e një kontrate të shpërblyer. Ndryshimi i kontratës iniciohet nga menaxheri i kontratës. Aty ku ndryshohet kontrata me qëllim të ndryshimit të termave dhe kushteve fillestare, ndryshimi i kontratës do të përgatitet nga departamenti i prokurimit. Ndryshimi i kontratës nuk do t‘i lëshohet operatorit ekonomik para marrjes së aprovimit nga ZKA”. Në dy20 raste për kontratat jo kornizë, komuna kishte ekzekutuar pagesën për pozicionet të cilat ishin ndryshuar krahas para masës së kontraktuar. Pra organi mbikëqyrës përkatësisht menaxheri i kontratës, nuk kishte respektuar para masën dhe para llogarinë e kontratës bazë, i njëjti nuk kishte respektuar procedurat ligjore me rastin e ndryshimit-tejkalimit të pozicioneve. Ky ndryshim/plotësim i pozicioneve nuk ka tejkaluar vlerën totale të kontratës. Planifikimi dhe hartimi jo-adekuat i projekteve nga ana e Autoritetit Kontraktues, ka shtyrë që të ndryshohen pozicionet brenda para masës së kontraktuar. Gjithashtu neglizhenca nga ana e Menaxherit të projektit ka bërë që mos të ndiqen procedurat përkatëse ligjore me rastin e ndryshimit të pozicioneve. -1
AVONET, kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, konkretisht NJHKEK, që të hetojnë rastet të identifikuar dhe të gjeturat e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm.