Bajram Kastrati, anëtari ndër më aktivët, synon përsëri të jetë pjesë e  Kuvendit Komunal

Bajram Kastrati, është një emër i përveçëm i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Këtë ai e arriti me punë e angazhim gjatë katër vjetëve si pjesë e Kuvendit, ku zëri i tij u dëgjua dhe u realizuan shumë projekte në Komunën e Prizrenit dhe në veçanti në Arbanë.

Derisa të tjerët kalkulonin politikisht ai e bënte atë për çka i kishte marrë votat nga qytetarët. Kërkoi realizim projektesh.

Kritikoi kur duhej kritikuar por nuk i kurseu as fjalët e mira për punët që u kryen.

“Katër vite në Kuvendin e Prizrenit, inicuam projekte deri në realizim, ngritem çështje të interesit të përgjithshëm dhe ishim përkrahës parimor për secilin projekt me vlerë për komunen dhe qytetarët tanë, thotë Bajaram Kastrati.

Ai thotë se edhe këtë herë do të rikandidojë me nder, përgjegjësi dhe përkushtim ”që sërish të jemi bashkë dhe vetëm për interes të përbashkët”.

Bajaram Kastrati  është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës- LDK-së, dhe do jetë edhe kandidat nga kjo listë.

Është me nurmin 9 në listën e LDK-së, me Driton Selmanaj kandidatin e LDK-së për kryetar.

“Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Me mirënjohje dhe përkushtim, do të vazhdojmë së bashku për të mirën e përbashkët të Prizrenit tonë” thotë Bajram Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *