Bëni gati çadrat, ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë e ardhshme, ku pritet të ketë mot jostabil.
Ky është parashikimi i motit:
E marte–Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.
Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.
Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.
Të premten- Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.