Berat Rukiqi: Mbyllja e bizneseve po shkakton humbje deri në 15 milionë euro në ditë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një prononcim për media ka thënë se të gjitha masat që janë marrë pa koordinim me bizneset kanë pasur dëme të mëdha kolaterale.
Rukiqi tha se këtë vikend janë të mbyllura rreth 20 mijë biznese ku humbjet janë rreth 10-15 milionë euro në ditë.
Kryetari i OEK kërkoi nga Qeveria që krahas shtrëngimit të masave të miratoj edhe masat e stimulimit financiar.
“Sot janë të mbyllura 20 mijë biznese që nuk do të punojnë gjatë vikendit dhe që do të kenë humbje rreth 10-15 milionë humbje në ditje.
Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohet këtu, këtë vikend do të shfrytëzohen në qytetet e rajonit, është parë edhe në pikat kufitare ku qytetarët kanë vendosur të kalojnë këtë vikend në rajon, ky është problemi i parë i masave.
E problemi i dytë është lajmërimi i vonëshëm i masave që janë marrë dhe si pasojë janë hedhur në mbeturina stoku i gjërave ushqimore pasi nuk janë koordinuar aspak me bizneset.
Problemi i tretë i masave është impementimi. Gjatë tërë ditës jemi përpjekur dhe nuk e kemi gjetur se çfarë është market i vogël dhe si pasojë e kësaj kemi mijëra euro gjoba të këto biznese, ku logjikisht nuk të punojnë këto markete.
Nëse merren masa ne do t’i respektojmë si të gjithë, por çdo vend i botës po bën edhe një gjë tjetër, masat e stimulimit financiar, qeveria urgjent duhet të miratojë edhe një përkrahje financiare për bizneset”, tha ai.