Bie nga traktori, vdes një 11 vjeçar në Has të Prizrenit
Në fshatin Romajë të Hasit ka humbur jetën një 8-vjeçar.
Është aksidentuar me traktor, të shtunën.
Traktorin po e drejtonte një 11-vjeçar i cili po e punonte arën.
Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhëëns i Policisë së Kosovës për Rajonin e Hasit.
“Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, ka thënë Bytyqi.