Bie numri i shkurorëzimeve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publikimin e treguesve makroekonomikë dhe social.
Sipas të dhënave që ka publikuar ASK, gjatë vitit 2020 ka pasur më pak shkurorëzime sesa në vitin 2019.
“Sipas statistikave vitale, të dhënat për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019 janë: numri i lindjeve kishte rënie për (-23.2%); numri i vdekjeve pati rritje për 9.5%; kurorëzimet patën rënie për (-31.4%); dhe shkurorëzimet patën rënie për (-73.6%)”, është bërë e ditur në statistikat e publikuar nga ASK.
Gjithashtu, numri i lindjeve gjatë vitit 2020 kishte rënie kurse numri i vdekjeve kishte rritje.
Po ashtu, Agjencia e Statistikave të Kosovë bën të ditur se numri i vizitorëve nëpër hotele, për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019, pati rënie prej (-47.5%); dhe numri i net-qëndrimeve për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019, pati rënie prej (-56.9%).