Bie sërish numri i rasteve aktive me COVID-19
37 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për gjashtë raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq janë shëruar 10 të tjerë.
Po ashtu nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Kështu cilësohet se gjendja me pandeminë është përmirësuar dukshëm.