Biografia e Ridvan Hoxhës
(1954-2021)
Shkollën fillore e kreu në vendlindje (Zhur), Shkollën Normale në Prizren, Fakultetin Filozofik – drejtimin e sociologjisë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.
Kontribuoj si mësimdhënië dhe drejtor i shkollës fillore “Deshmoret e Zhurit” në Zhur, mësimdhënës dhe drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni”në Prizren. Ka qenë aktiv në jetë publike-institucionale në nivelin komunal (2000-2010).
Në vitet 1992-1999 (vitet e egra të okupimit serb-komunist), në periudhën kohore kur sistemi arsimor i Kosovës dhe shkolla shqipe ishin të atakuara dhe synohej zhbërja e tyre, ishte Kryetar i Aktivit të Drejtorëve të shkollave Fillore dhe të Mesme të Komunës së Prizrenit. Duke qenë në këtë pozicion, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë kontribuoj në organizimin e formave të ndryshme të rezitencës, duke përfshirë edhe protestat në mbrojtje të shkollës shqipe dhe në organizimin e sistemit arsimor shqiptar në vitet (1990-1999).
Kontributi i prof.Ridvan Hoxhës ka qenë madhor edhe në jetën sportive, një nga veteranët e futbollit në Zhur, futbollist, trajner dhe drejtues i KF”Vëllazëria” të Zhurit, për shumë vite. Ka kontribuar si drejtues një kohë edhe në KF “Liria” të Prizrenit.
Familjes, miqëve, bashkëpunëtorëve të shumtë në Prizren dhe më gjërë, komunitetit arsimor dhe sportiv, ngushllime.
I Madhi Zot, urojmë ta ketë shpërblyer me Xhenet./ Skender Susuri