BIZNESET PRIZRENASE NJOFTOHEN PËR MUNDËSITË QË OFRON ODA EKONOMIKE GJERMANO- KOSOVARE

Bizneset prizrenase gjatë ditës së sotme patën rastin që të njoftohen nga afër për mundësitë e bashkëpunimit me Oden Ekonomike Gjermano- Kosovare. Kjo u bë fal një takimi që organizoi Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me drejtuesit e Odës Ekonomike Gjermane.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare për të treguar rreth mundësive që ofron ajo për bizneset kosovare dhe mundësive për bashkëpunim, po organizon takimet “OEGJK në Roadshow”.

Një takim i tillë, është mbajtur të enjten në Prizren, me përfaqësues të komunitetit dhe biznesit, pjesë e së ciles ishte edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj.

Kryetari Totaj, këtë takim e ka vlerësuar tejet të frytshëm, në të cilin tha ai, kemi dikutuar rreth gjetjes së mundësive për zhvillimin e biznesit në Prizren, duke shqyrtuar mundësitë dhe variantet sesi mund të kontribuojmë në këtë drejtim.

Tërheqja e investitorëve gjerman dhe bashkëpunimi me bizneset tona, do të ndikonte në zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, theksoi kryetari Totaj.

Nora Hasani nga OEGJK, gjithashtu e vlerësoi të rëndësishëm këtë takim, duke thënë se OEGJK, bizneseve kosovare ju ofron mundësi shumta duke filluar nga eksportimi i produkteve të tyre për në Gjermani dhe për krijimin e mundësive që investitorët gjerman të janë të pranishëm në vendin tonë.

Hasani, më tej foli edhe për funksionimin e Parkut për Trajnime dhe Inovacion në Prizren, pasi që për një gjë të tillë shfaqen interesim edhe përfaqësuesit e bizneseve në këtë takim.

Bizneset prizrenase të pranishme në këtë takim, janë njoftuar se ata do të kenë mundësinë që përmes OEGJK të marrin edhe ekspert gjerman të fushave të ndryshme në mënyrë që të ndihmohen sa i përket prodhimit të produkteve të tyre./Televizioni i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *