Bllokimi i xhirollogarisë në Suharekë pritet të shkaktojë dëme të mëdha, kryetari paralajmëron deri në 6 milionë euro
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se bllokimi i xhirollogarisë së komunës do të shkaktojë dëme të mëdha vitin e ardhshëm. Kjo pasi që operatoret ekonomik do të mbesin pa pagesa.
Përmes një prononcimi Insajderin, Muharremaj demantoi ministrin e Financave, Hekuran Murati se bllokimi i xhirollogarisë është bërë nga Thesari i Shtetit e jo siç deklaroi Murati dje se është bërë nga përmbaruesit.
“Ne e kemi një buxhet që është aprovuar vitin e kaluar për këtë vit. Është i planifikuar. Janë duke punuar operatorët ekonomik në teren edhe është fundi i vitit. Kontratat kolektive nuk është obligimi i komunës, nuk e ka lëshu komuna. Të bllokohet konto dhe të lihen operatoret ekonomik pa pagesë kjo do të na krijoj dëme të mëdha vitin e ardhshëm”, deklaroi Muharremi
Sipas tij, nëse nuk zhbllokohet xhirollogaria, dëmi do të arrijë diku deri në 6 milionë euro.
“Vitin e ardhshëm lëndët mund të na shkojnë të përmbaruesi dhe vlera të behët diku 6 milionë euro”, tha ai.