Brahim Osmanaj lanson këngën e re “Luftëtarët e Lirisë”
Kënga e fundit që e ka lansuar Brahim Osmanaj është “Luftëtarët e Lirisë” të cilën ua ka dedikuar xhaxhait Brahim Osmanaj, Dëshmor i Kombit dhe gjyshit Mursel Osmanaj, Komandant i Policisë Ushtarake Brigada 125.
“Unë jam krenar që e mbaj emrin e xhaxhait dhe do mundohem që emrin e tij ta dërgoj sa më lart”, thotë Brahimi.
Për realizimin e këngës është përkujdesur studio Vizion Record dhe për realizimin e videoklipit Directed Valone.
“Planet e mia për të ardhmen janë që të lansoj shumë projekte të reja dhe do të ketë shumë surpriza” thotë ai.