Burri nga Prizreni e raporton gruan në Polici, thotë se rreh vazhdimisht
Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e rrah në vazhdimësi.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se palët janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, njofton Policia.