Uncategorized Archives - Prizreni Sot

Fejzë Kabashi: Marrëveshje për Donacione me qeverisjen e Komunës nga LDK do të ketë trajtim të veçantë
Fejzë Kabashi kandidat për Kuvendin Komunal në listën e LDK-së me numër 20 thotë se “Me qeverisjen e Komunës nga LDK, ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me donatorë e shoqata bamirëse, nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë”.

Postimi i plotë:

Me qeverisjen e Komunës nga LDK, ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me donatorë e shoqata bamirëse, nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë.

Përgjatë viteve 2018-2019 kur unë kam menaxhuar me këtë sektor, vetëm në programin “Ndërtimi i shtëpive për familje skamnore”, kemi bërë marrëveshje qindra mijëra euro me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” nga e cila marrëveshje familjet skamnore kanë përfituar direkt.

Janë fituar 750.000€ ( shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro ).

Janë ndërtuar komplet edhe të mobiluara 50 ( pesëdhjetë ) shtëpi

Me LDK në pushtet, në katër vitet e ardhme do të punojmë që të sigurohen marrëveshje të tilla, përmes të cilave do të përfitonin #qindra familje në nevojë

Mos aftësia e qeverisjes lokale aktuale për bashkëpunime të tilla nuk falet. Më shumë se kaq, ajo duhet dhe meriton të ndëshkohet.

Prandaj, të dashur qytetarë të komunës sonë; përkrahja për Driton Selmanaj kryetar të komunës është më se e nevojshme, është tashmë e domosdoshme.

Zëri e puna ime në katër vitet e qeverisjes së LDK-së janë vetë kërkesat e qytetarëve të komunës sonë.

LDK 113

Dr. Fejzë Kabashi

The post Fejzë Kabashi: Marrëveshje për Donacione me qeverisjen e Komunës nga LDK do të ketë trajtim të veçantë appeared first on Prizreni Sot.

Në Prizren me së shumti – 641 çifte i dhanë fund martesës gjatë periudhës Janar- Maj
641 çifte në Kosovë janë divorcuar nga janari i vitit 2025 deri në maj të po këtij viti.

“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Maj janë 113 raste, krahasuar me muajin Prill kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-19 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Derisa po në maj, komuna që më së shumti pati shkurorëzime ishte Prizreni me 16 raste, pastaj Peja me 5 raste dhe Mitrovica e Istogu me nga 7 raste.

The post Në Prizren me së shumti – 641 çifte i dhanë fund martesës gjatë periudhës Janar- Maj appeared first on Prizreni Sot.

I biri i dëshmorit refuzohet nga “Hidroregjioni jugor”: Më thanë se të mungon diploma e shkollës së mesme, unë ua dërgova të fakultetit
Florent Maqkaj, i biri i dëshmorit Selver Maqkaj, është refuzuar për pozitën e punës “inspektor-kontrollor” në KRU “Hidroregjioni jugor” në Prizren.

Maqkaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nga kjo ndërmarrje ia kanë bërë të ditur se arsyeja e refuzimit ishte mungesa e dokumentacionit, gjegjësisht diploma e shkollës së mesme. Gjithsesi, ai thotë se ua kishte dërguar diplomën e fakultetit.

Postimi i plotë:

Hidroregjioni Jugor, paska marrë vendim që të ma refuzoj aplikimin për pozitën “inspektor-kontrollor” me arsyetimin “mungesë dokumentacioni – diplomën e shkollës së mesme” ndërsa unë ua kam dërgu diplomën e fakultetit.

Llogarite tash, një me shkollë të mesme vazhdon tutje, unë me fakultet refuzohem, rri rojtar, pse me kry fakultetin masnej rinia, kur nuk ju duhet gjo, krejt çka duhet në Kosovë është dikush i fortë që t’a ngat dorën, fatkeqësisht kjo praktikë po vazhdon.

Para zgjedhjeve gjith kan fut parashutista, prap njejt po vazhdojn, bravo, mbusheni qobana kompaninë se pak jeni.
Kom mendu që disa jan më të mirë por po e vërtetojn që jan “same shit, different asshole”
I baj thirje do kolegve, mule kallxoni shefave, se pale a pe shohin postimin, nashta e merrni naj plus, qysh keni bo gjith!

Pllus! E kan shkru që kandidati ka të drejt ankese brenda 3 ditëve, emaili ka ardh të Premten pasdite, k’ta nuk dinë qysh me u përgjigj as në ankesë, përqato bojn trika…

The post I biri i dëshmorit refuzohet nga “Hidroregjioni jugor”: Më thanë se të mungon diploma e shkollës së mesme, unë ua dërgova të fakultetit appeared first on Prizreni Sot.

“Tinguj Magjikë nga Duar të Vogla”: Koncert me instrumente të ndryshme nga artistët tanë të vegjël
Me zemra të pastra dhe duar plot talent, fëmijët tanë janë gati të dhurojnë emocione përmes muzikës në një koncert të veçantë dhe të paharrueshëm. Në këtë aktivitet artistik, do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë tingujt e instrumenteve të ndryshme si piano, flaut, klarinet dhe shumë të tjera, të interpretuara me dashuri dhe përkushtim nga artistët tanë më të rinj.

Ky koncert nuk është vetëm një prezantim i aftësive muzikore, por mbi të gjitha një festë e shpirtit krijues, një nxitje për besimin në veten dhe një përjetim i gëzueshëm i artit, thuhet në njoftimin e profesoreshes e Penarta Kryeziu e cila i fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në koncert.

“Ftojmë me zemër të gjithë prindërit, familjarët dhe miqtë që të jenë pjesë e kësaj atmosfere të ngrohtë e plot dashuri për muzikën. Të përkrahim së bashku talentet tona të vogla në hapat e tyre të parë drejt skenës”.

The post “Tinguj Magjikë nga Duar të Vogla”: Koncert me instrumente të ndryshme nga artistët tanë të vegjël appeared first on Prizreni Sot.

Policia në Prizren arreston të dyshuarin për posedim të narkotikëve, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt
Një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve është arrestuar në Prizren nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të Policisë në këtë rast janë gjetur e sekuestruar 9 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa të huaja ishte ndalur nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 9.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një pako rrizlla dhe një grinder. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

The post Policia në Prizren arreston të dyshuarin për posedim të narkotikëve, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt appeared first on Prizreni Sot.

Besnik Krasniqi: Në Prizrenin tonë të dashur, vendi i punës nuk matet më me meritë, por me para nën dorë
Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ndaj praktikave të punësimit nga pushteti lokal, duke i cilësuar ato si një degradim të rëndë të vlerave të konkurrencës së ndershme.

Sipas Krasniqit, përzgjedhja në vendet e punës në komunë nuk bazohet më në meritë dhe kualifikime profesionale, por, siç thotë ai, është kthyer në një proces të mbështetur në korrupsion të drejtpërdrejtë.

“Sot, në Prizrenin tonë të dashur, vendi i punës nuk matet më me meritë, por me para nën dorë,” deklaroi Krasniqi. Ai thekson se çmimi për një vend pune në komunë llogaritet të jetë nga 5 deri në 15 mijë euro, në varësi të mbështetjes politike apo lidhjeve të brendshme të aplikuesit.

Krasniqi e cilëson këtë si një “fyerje” ndaj të rinjve që kanë investuar vite në arsim, një “plagë” për prindërit që kanë ndërtuar vendin me mund e sakrificë, dhe një “krim” ndaj së ardhmes së brezave të rinj.

“Punësimi me para është korrupsion. Korrupsioni është tradhti,” theksoi ai, duke bërë thirrje për reagim të gjerë qytetar, përtej përkatësive politike. “I ftoj të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, të mos heshtin më,” apeloi ai.

Sipas Krasniqit, rikthimi i meritokracisë duhet të fillojë nga institucionet themelore si Komuna, shkollat dhe çdo zyrë publike. “E kaluara na mëson: Ai që shitet për një vend pune, nesër shet edhe nderin, edhe popullin,” përfundoi ai.

The post Besnik Krasniqi: Në Prizrenin tonë të dashur, vendi i punës nuk matet më me meritë, por me para nën dorë appeared first on Prizreni Sot.

KUSH PO E “HARRON” 28 MARSIN 1989?!
Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë 28 marsit të vitit 1989. Asesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë. Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronjë, ne heronjët po i bëjmë baltë!

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj

Ata që harrojnë historinë, ajo mund t’u përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht vite që, 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dijnë se çka në fakt ka ndodhur në atë kohë.

Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve.

Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë. Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe po ua ‘freskoj’ kujtesën.

Ishte kohë e vlimeve.

Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Serbia thoshte se po kthente elemnetët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se: ’Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’!

Tubimi kryesor u mbajtë në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do t’u dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.

Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar kundërshtonte ndryshimet kushteuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989.

Mirëpo, më 28 mars Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës t’i merrej elementi konstituiv, si pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushteuta e Kosovës.

Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.

Në Komunën tonë në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësishtë kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithëçka para vetes.Vrau dhe shkatërroi gjithëçka që i doli para. Protestuesit si në Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.

Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shampanjë, e në Kosovë derdhej gjak.

Kundërshtit sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore.

Vijmë tek ditët e daljes në skenë të UÇK-së. Fillimi i luftës së armatosur. Mbështetja e aleatëve dhe lufta heroike e djemëve dhe vashave çliruan vendin.

Në mesin e shumë datave historike si: demonstratat e 68-tës, 81-shit, 88-tës, greva e minatorëve e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet!?

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, sot 36 vjet më pas 28 marsi i vitit 1989 duhet të kujtohet me po aq pietet si gjithë datat tjera.

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.

Por, me injorimin e 28 marsit, jo vetëm që lëndohen familjet, por ka rrezik që ajo ngjarje – histori të harrohet.

Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë 28 marsit të vitit 1989.

Asesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.

Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronjë, ne heronjët po i bëjmë baltë!

Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!

Autori është pjesëmarës i demonstratave të atij viti dhe koordintaor rajonal i KMDLNJ në Prizren

The post KUSH PO E “HARRON” 28 MARSIN 1989?! appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, pasi ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, kur polici i ka kërkuar të dyshuarit të paraqesë dokumentet e tij. Në vend që të bashkëpunonte, i dyshuari ka refuzuar dhe ka tentuar të largohet. Në pamundësi për të ikur, ai është nisur me shpejtësi dhe ka goditur policin, duke i shkaktuar lëndime. Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga autoritetet.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

The post Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Dy të arrestuar në Prizren për fajde – kishin detyruar viktimën të vepronte në dëm të pasurisë së tij
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohen që kanë kryer veprën penale të “fajdes” gjatë periudhës shkurt 2021.

Arrestimi i tyre ka ndodhur dje. Policia njofton se të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

“Nga njësitë relevante policore me datën 26.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Fajde ndaj viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dyshuarve dhe një veture të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me 13 fishek, një pushkë ajrore, 42 copë fishek cal. 9×19 mm, një fishek cal. i panjohur dhe dy automjete.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

The post Dy të arrestuar në Prizren për fajde – kishin detyruar viktimën të vepronte në dëm të pasurisë së tij appeared first on Prizreni Sot.

Rrihet një polic në Prizren nga personi që kërkohej nga gjykata
Një person është arrestuar të martën në Prizren pasi kishte goditur një zyrtar policor derisa ky po e verifikonte pasi figuronte në listën e personave në kërkim.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje në dënimit pasi kishte dy urdhërarreste aktive.

Polici i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor, e rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e plotë policor.

The post Rrihet një polic në Prizren nga personi që kërkohej nga gjykata appeared first on Prizreni Sot.

Tarifat e reja të energjisë në fazën e vlerësimit
Rritja e tarifave të energjisë elektrike për sivjet është vlerësuar si e pashmangshme nga njohës të fushës. Ata thonë se qytetarët dhe ekzekutivi duhet ta kundërshtojnë rritjen prej 35%, ashtu siç është kërkuar.

Por nga Ministria e Ekonomisë kanë deklaruar se ZRRE është institucion i pavarur, i cili i shqyrton dhe i cakton tarifat e reja.

Se a do të shtrenjtohet energjia elektrike në prill, këtë çështje Ministria e Ekonomisë ia ka lënë në dorë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të vendosë.

“Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili i ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe e bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me çështjen për të cilën keni shtruar pyetje, ju lutem drejtojuni komunikatës së fundit të lëshuar nga ZRRE”, thonë për RTK nga Ministria e Ekonomisë.

Ndërsa, nga ZRRE i kanë thënë RTK-së se janë në fazën e vlerësimit të aplikacioneve të KEDS-it KESCO-s dhe KOSTT-it, të cilat përfshijnë kërkesat për shtrenjtim të energjisë.

Njohës të energjetikës kanë deklaruar se nëse nuk ka kundërshtime nga ekzekutivi dhe qytetarët, nga 1 prilli faturat do të shtrenjtohen dukshëm.

“Ata kanë kërkuar që t’u lejohen të hyra mbi 400 milionë euro dhe është rritja diku rreth 40 milionë euro shtesë. Kjo në bazë të konsumit që është bërë në vitin 2024 dhe parashikimit për vitin 2025, andaj rritja prej 35% është e pashmangshme nëse nuk ka kundërshtime nga qytetarët dhe institucionet e shtetit”, tha Lulzim Beqiri, njohës i energjetikës.

Sipas Beqirit, për ta shmangur shtrenjtimin e energjisë elektrike gjatë viteve të ardhshme, është kërkuar që të bëhen më shumë investime në këtë sektor.

Rritja e tarifave vlerësohet se është e pashmangshme për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë si dhe nevojës për import shtesë.

“KESCO, KEDS dhe KOSTT kanë dërguar aplikacionet në ZRRE duke u nisur nga mungesa e prodhimit të energjisë elektrike nga KEK-u gjatë 2024. Nevoja për importe shtesë tregon se është e pashmangshme një rritje e tarifave të energjisë elektrike gjatë 2025-tës për shkak se kjo është si rrjedhojë e një minusi që ka KESCO dhe KEDS diku prej 80 milionë euro që ata kërkojnë të kompensohen në periudhën 2025-2027”, tha Adhurim Haxhimusa, njohës i energjetikës.

Globalisht ka rritje të shpenzimeve për energji elektrike. Edhe Kosova parimisht ka me pas, varet se sa institucionet e shtetit, Ministria e Ekonomisë e qeveria ndajnë fonde për ngritjen e kapaciteteve. Nëse shkojmë me rehabilitime besoj që vazhdimisht kemi me pas probleme, si kemi pasur tash e 10 vite. Pra do të duhej një strategji më e mirë e investimeve për të rritur kapacitetet prodhuese. Përndryshe do të duhet të importojmë dhe kostoja e importimit është jashtëzakonisht e lartë”, tha Lulzim Beqiri, njohës njohës i energjetikës.

RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Qeveria e Kosovës, por nuk është deklaruar nëse do ta kundërshtojë ngritjen e tarifave, sipas kërkesave të operatorëve.

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë thanë të martën se edhe qytetarët dhe palët tjera mund të japin komente dhe sugjerime sa u përket tarifave të reja të energjisë elektrike.

The post Tarifat e reja të energjisë në fazën e vlerësimit appeared first on Prizreni Sot.

Ka ndërruar jetë personi që u lëndua nga shërthimi i fishekzjarreve në Prizren
Personi që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren (Abdurrahman Memaj), i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore, natën e 31 dhjetorit, ishte trajtuar në QKUK deri më 6 dhjetor dhe pastaj ishte nisur për trajtim të mëtutjeshëm, në Turqi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi e konfirmoi:
“ Po personi i cili kishte pësuar lëndime nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ka ndërruar jetë në Turqi”, ka thënë Gashi.

The post Ka ndërruar jetë personi që u lëndua nga shërthimi i fishekzjarreve në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Tentoi t’i jap ryshfet policit për të hyrë në Kosovë pa vizë, arrestohet rusja
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, një shtetase ruse është arrestuar nga policia.

Sipas policisë, e dyshuara u mundua t’ia jap 50 euro ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundësojë hyrjen në Kosovë pa vizë

“Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

The post Tentoi t’i jap ryshfet policit për të hyrë në Kosovë pa vizë, arrestohet rusja appeared first on Prizreni Sot.

Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, tjetra vdes gjatë trajtimit në Spital – Policia heton dy rastet
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të hetimit të vdekjes që kanë ndodhur në Prizren.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur të premten.

Raporti i plotë policor: Hetim i vdekjes

Fshati Zhur, Prizren 27.12.2024 – 11:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Spitali i Prizrenit 27.12.2024 – 13:10. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spital ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

The post Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, tjetra vdes gjatë trajtimit në Spital – Policia heton dy rastet appeared first on Prizreni Sot.

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj, Muradem, Vlashnje, Poslisht e Hoqë e Qytetit protestojnë para KEDS-it në Prizren
Banorët e disa fshatrave të Prizrenit, të premten, kanë protestuar në hyrjen e ndërtesës së KEDS-it në Prizren, duke shprehur pakënaqësinë për furnizimin e parregullt me energji elektrike.

Sipas protestuesve nga fshatrat Grazhdanik, Kobaj, Muradem, Vlashnje, Poslisht e Hoqë e Qytetit ndërprerjet e rrymës janë të shpeshta dhe shkojnë edhe deri në disa ditë.

Drejtoresha e shkollës “Naim Frashëri” në Vlashnje, Luljeta Gavazaj ka theksuar se komuniteti është i mllefosur pasi katër ditë nuk kanë pas furnizim me energji elektrike.

“Qe dy vjet e kanë vënë një trafo, ende nuk kanë ardhë me na lidh. Edhe ne nuk dimë ndryshe si të ankohemi më”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi.

Seadin Gavazaj nga fshati Vlashnje ka theksuar se ky problem ekziston me vite dhe se asnjë përgjegjës i KEDS-it nuk jep sqarime për banorët e kësaj ane.

“E di që KEDS-i nuk jep përgjegjësi, por dikush duhet t’i dëgjoj kërkesat tona”, ka deklaruar ai.

Nue Kalaj nga fshati Grazhdanik ka thënë se zyrtarët e KEDS-it duhet të ofrojnë shpjegime për këtë situatë.

“Duhet të na tregojnë se ku qëndron problemi, te KEDS-i apo te Qeveria. Nëse këta nuk bëjnë zgjidhje atëherë të shkojmë te Qeveria. A rrihet kështu në terr?”, është shprehur ai.

Organizatori i kësaj proteste, Andrian Boçaj ka theksuar se banorët e këtyre fshatrave kanë ardhur në Prizren për të protestuar pasi janë përballur me mungesë të energjisë elektrike për katër ditë, ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk janë marrë me këtë çështje.

“Për festë, për Krishtlindje kemi qenë pa rrymë. Është dashur të festojmë me qirinj”, ka thënë ai.

Sipas tij premtimet e vitit të shkuar për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike nuk janë realizuar, raporton Telegrafi.

“Rryma është pjesë e jetesës, është obligim, shërbim që duhet të ofrohet”, ka shtuar ai.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se protestat do të vijojnë derisa të ketë zotime nga KEDS-i për investime të duhura në rrjet ashtu që mos të ketë më ndërprerje të energjisë elektrike.

Edhe Qamil Sadikaj nga fshati Poslisht ka përshkruar si të mjerë gjendjen e furnizimit me energji elektrike. Sipas tij, Qeveria ka subvencionuar qytetarët për pajisje më efiçiente, ndërkohë që në këtë situatë ato janë të papërdorshme.

“Ne do të vazhdojmë me protesta”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Adem Krasniqi nga fshati Hoqë e Qytetit ka theksuar se i gjithë vendbanimi ka telashe në këtë aspekt.

“Prej këtij organi kërkojmë të na ofroj një plan se si do të ofrojë shërbimin në të ardhmen. Tani për tani nuk po funksionon. Furnizimi është i parregullt dhe i pamjaftueshëm me energji elektrike. Prandaj kërkojmë që një përgjegjës të del dhe të na jep sqarime se si do të rregullohet kjo”, ka thënë ai.

Gjatë qëndrimit të protestuesve në hyrje të ndërtesës, të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ata kanë sugjeruar që një grup i vogël të takohet me zyrtarët e KEDS-it.

Por protestuesit kanë kërkuar që këto diskutime të bëhen në mënyrë transparente.

Ata nuk janë takuar me zyrtarët e KEDS-it. Por në mes vete janë dakorduar që me mjete bujqësore me 30 dhjetor 2024 të protestojnë sërish para ndërtesës së KEDS-it në Prizren.

The post Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj, Muradem, Vlashnje, Poslisht e Hoqë e Qytetit protestojnë para KEDS-it në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

VETËVENDOSJE: ÇELË LAMAJ MASHTRON QYTETARËT E PRIZRENIT ME ÇMIME FIKTIVE!
Reagimi i plotë:

32,000.00 EURO PËR NJË SHTYLLË ELEKTRIKE?!

ÇELË LAMAJ MASHTRON QYTETARËT E PRIZRENIT ME ÇMIME FIKTIVE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren dënon ashpër deklaratat publike të drejtorit të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, të bëra në seancën e Kuvendit Komunal ( 19.12.2024 ) të Prizrenit lidhur me çmimin e shtyllave elektrike. Ai deklaroi se një shtyllë elektrike SMART me çmim të furnizimit kushton 25,000.00 dollar dhe më e shtrenjta 44,000.00 dollar, ndërsa Komuna e Prizrenit e ka tenderuar – blerë me 32,000.00 euro, duke u munduar që me gënjeshtra dhe manipulime të arsyetoj çmimin jo real të shtyllave elektrike ( SMART – Multifunksionale ) të blera nga drejtoria që ai vet e drejton.

Për të vërtetuar se deklaratat e drejtorit Lamaj janë absurde dhe të pabazuara, shih si më poshtë

“Me një kërkim të thjeshtë në internet, secili qytetar mund të gjejë se çmimi i një shtylle elektrike ( të asaj që pretendon drejtori Lamaj: shtyllë elektrike SMART ) zakonisht varion rreth 1,000.00 – 3,000.00 dollar”.

Ky manipulim flagrant jo vetëm që synon të mashtrojë qytetarët e Prizrenit, por edhe ngre dyshime serioze për keqpërdorimin e parasë publike dhe mungesën e transparencës në proceset e prokurimit.

Në vend që të ofrojë shërbime dhe projekte të cilësisë së lartë për qytetarët, drejtori Lamaj ka zgjedhur të përdorë manipulime të tilla për të mbuluar paaftësinë e tij dhe, potencialisht, skandale të reja korrupsioni. Kjo qasje është fyese për qytetarët e Prizrenit dhe për çdo taksapagues që meriton qeverisje të përgjegjshme dhe të ndershme.

Ftojmë publikisht drejtorin Çelë Lamaj që të japë llogari dhe të ofrojë dëshmi për pretendimet e tij, nëse ato ekzistojnë. Po ashtu, kërkojmë që organet përkatëse të nisin hetime të menjëhershme për këtë rast dhe të ndriçojnë të gjitha dyshimet për keqpërdorime të mundshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren do të vazhdojë të qëndrojë vigjilente ndaj çdo veprimi që dëmton interesat e qytetarëve të komunës tonë, dhe të denoncojë çdo përpjekje për manipulim dhe keqmenaxhim të parasë publike.

Prizreni meriton më mirë! Transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët tanë!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren

The post VETËVENDOSJE: ÇELË LAMAJ MASHTRON QYTETARËT E PRIZRENIT ME ÇMIME FIKTIVE! appeared first on Prizreni Sot.

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për vrasje e rëndë në tentativë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër H.L., Sh.L. dhe A.L. për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”.

Ndërsa I.L, dhe A.L., kanë kryer veprën penale “Sulmi”, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, dhe H.L., Sh.L., I.L., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: H.L, Sh.L dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, të pandehurit I.L, dhe A.L., kanë kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, dhe H.L., Sh.L., I.L., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

Sipas aktakuzës më 22 maj të vitit 2024 në fshatin Krajk të Prizrenit, H.L., Sh.L., dhe A.L., me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin M.Q.

“Sipas aktakuzës, me datë 22.05.2024 rreth orës 19:15 minuta në fshatin Krajk- Komuna e Prizrenit, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit H.L., Sh.L., dhe A.L., me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin M.Q., po ashtu me dashje vënë rrezik jetën e dëmtuarave, Gj.B., dhe S.Q., si pasagjere në automjet, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari M.Q., ishte duke e drejtuar automjetin e tij, e që ishte duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit, i pandehuri A.L., me automjetin e tij, iu del përpara duke ia prerë rrugën, dhe nga automjeti i tij, dalin të pandehurit H.L., A.L., Sh.L., dhe Z.L., i pandehuri A.L., me një shufër metalike në dorë niset në drejtim të automjetit të të dëmtuarit, me ç’ rast e godet me shufër metalike xhamin e përparmë të automjetit duke e thyer, në momentin kur i dëmtuari M.Q., e hap derën për të dalë jashtë, i pandehuri Sh.L. i pajisur me një pistoletë të tipit “Crvena Zastava 99, dhe i pandehuri H.L,. i pajisur me një pistoletë të tipit “Zastava M83/98”, shtënë nga një largësi prej 4-5 metra në drejtimin e të dëmtuarit M.Q., duke e goditur të njëjtin në të dy këmbët, me ç’rast i kanë shkaktuar dy plagë hyrëse – tej shkuese, ndërsa të dëmtuarave Gj.B., dhe S.Q., seriozisht me dashje u vënë në rrezik jetën, i dëmtuari M.Q., me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të Prizrenit. Ndërkohë, afërsi të tyrbes së fshatit të pandehurit I.L., e A.L., të pajisur me një pistoletë në dorë i afrohen të dëmtuarit B.Q., i cili ishte duke qëndruar në afërsi të automjetit të tij, me ç’ rast përdorin forcë ndaj tij duke e goditur të njëjtin me pjesën e topitur të pistoletës. Pastaj, të pandehurit, H.L., I.L., H.L., Sh.L., dhe Z.L., pas konfliktit në fshatin Krajk, nga aty i ndjekin me automjete të dëmtuarit M.Q., dhe B.Q., të cilët në automjete ishin me anëtarët e familjeve të tyre, e që ishin duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit, në momentin kur vërejnë se të dëmtuarit janë ndalur tek pompa e benzinës “O…… OIL” zbresin nga automjetet e tyre, dhe i sulmojnë me mjete të forta dhe me armë zjarri, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me dëmtim të përkohshëm të shëndetit, lëndime këto të konstatuara në akt ekspertimin mjekoligjor në bazë të dokumenteve të çështjes të datës 06.09.2024 dhe plotësimi i mendimit të ekspertimit mjekoligjor datë 19.11.2024 punuar nga eksperti i mjekësisë ligjore.”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

The post Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për vrasje e rëndë në tentativë appeared first on Prizreni Sot.

Prizreni e Peja prijnë, për dhjetë muaj, 1 mijë e 408 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Gjatë dhjetë muajve nga janari deri në tetor, 1 mijë e 408 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në muajin janar të këtij viti. Gjatë këtij muaji 155 çifte i kanë dhënë fund martesës ës tyre. Pasuar nga shkurti me 151 shkurorëzime. Në mars janë regjistruar 149 raste të shkurorëzimeve.

Në muajin prill numri i shkurorëzimeve ka pësuar një rënie të lehtë, pasi që gjatë këtij muaji 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndërsa në maj ka pasur sërish rritje të numrit të shkurorëzimeve dhe se numri i tyre ka shkuar në 138 raste. Në qershor janë regjistruar 118 raste të shkurorëzimeve, në korrik 142 raste, në gusht 136 raste, në shtator 152 dhe tetori me 153 raste të shkurorëzimeve.

Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin tetor sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), janë regjistruar gjithsej 153 raste.

E qytetet të cilat prijnë me numrin më të madh të shkurorëzimeve gjatë muajit tetor janë Peja, Prizreni, Podujeva dhe Ferizaj me nga 13 raste të shkurorëzimeve. Pasuar nga Gjakova me 11 raste dhe Suhareka me 10 raste.

Ndërsa kryeqyteti Prishtina ka dukshëm numër më të vogël të shkurorëzimeve, pasi që gjatë muajit tetor në kryeqytet vetëm pesë çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

The post Prizreni e Peja prijnë, për dhjetë muaj, 1 mijë e 408 çifte i dhanë fund martesës së tyre appeared first on Prizreni Sot.

LVV-ja akuzon qeverinë komunale të Prizrenit për fryrje çmimesh në tenderin për ndriçimin publik
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar qeverinë komunale të Prizrenit për fryrjen e çmimeve në tenderin për ndriçimin publik.

“Në tenderin: ‘Instalimi dhe riparimi i ndriçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusuz, Arbanë, Jeta e Re dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit dhe lokalitete të tjera’, shihet qartë se korrupsioni dhe keqpërdorimi i parasë publike është bërë fenomen që e karakterizon qeverisjen komunale të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Kjo parti opozitare ka theksuar se në këtë tender “një shtyllë dekorative është faturuar me 1,980 euro dhe 2,680 euro për copë, shifra të shumëfishuara krahasuar me çmimin real të tregut”.

“Shtyllat “Smart” ndriçuese, të cilat në çdo qytet tjetër kushtojnë shumë më pak, janë faturuar në këtë tender me 31,600 euro dhe 32,000 euro për copë”, thuhet në reagim, me ç’rast tutje qeveria komunale akuzohet për keqpërdorimin e buxhetit komunal.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren denoncon publikisht këtë aferë korruptive dhe kërkon llogaridhënie të menjëhershme”, thuhet në reagim, teksa i bëhet thirrje edhe organeve kompetente që të kryejnë hetim të plotë për këtë rast.

The post LVV-ja akuzon qeverinë komunale të Prizrenit për fryrje çmimesh në tenderin për ndriçimin publik appeared first on Prizreni Sot.

Hidroregjioni Jugor njofton për reduktime të ujit në disa lagje të qytetit në Prizren
Përmes një njoftimi Kompania Rajonale e Ujësjellësit ““Hidroregjioni Jugor”, ka bërë të ditur se për shkak të infrastrukturës ekzistuese të sistemit shpërndarës të ujësjellësit, me qëllim të shpërndarjes sa më të drejtë dhe të balancuar për të gjithë konsumatorët, jemi të detyruar të përditësojmë orarin e reduktimeve.

Ky përditësim do të ndryshojë varësisht nga nivel I burimeve ekzistuese, thuhet në njoftim.

Orari i furnizimit me ujë sipas zonave është si vijon:
09:00 – 17:00
Lagja “Nenkala”
Rr. Sefedin Laçi
Rr. Sezai Suroi
Rr. Sheh Emini
Rr. Anif Muji
17:00 – 06:00
Rr. Ukë Bytyqi
Rr. Janina
Rr. Behajdin Hallaqi
Rr. Beteja e Kabashit
Rr. Elena Xhika
Rr. Leskovci
Rr. Pellazgët
Te Kullat – Bazhdarhane
Pas këtij orari në rrugë të ndryshme do të ketë furnizim por me presion të ulët dhe furnizim të pa-qëndrueshëm.
13:00 – 21:00
Lagja “Ralin”
Rr. Kosova
Rr. Hafëz Ismail Haki
Rr. Sami Frashëri
Rr. Adem Jashari (pjesërisht)
Rr. Nena Tereza
Rr. Edit Durham
Rr. Gjeladin Hana
Rr. Fahredin Hoti
Lagja “Lakuriq”
Pas këtij orari në rrugë të ndryshme do të ketë furnizim por me presion të ulët dhe furnizim të pa-qëndrueshëm.
16:00 – 09:00
Rr. Rugova
Rr. Bedrush Qollaku
Rr. Xhavit Bajraktari
Rr. Zekirja Rexha
Rr. Shpend Berisha
Rr. Vëllezërit Dehiri
Pas këtij orari në rrugë të ndryshme do të ketë furnizim por me presion të ulët dhe furnizim të pa-qëndrueshëm.
14:00 – 10:00
Lagja “Dardania 1”
Lagja “Dardania 2”
21:00 – 13:00
Rr. Sahat Kulla
Rr. Saraçët
Rr. Xhemil Flugu
Rr. Reshat Karjagdiu
Objekti Komunal – Prizren
QKMF – Prizren
Stacioni i Autobusave – Prizren
Rr. Ibrahim Rugova (ish De Rada) – Pjeserisht
06:00 – 21:00
Lagja “Bajram Curi”
21:00 – 06:00
Lagja “Arbana”
Lagja “Jeta e Re”
Apelojmë tek të gjithë konsuamtorët që të shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht !
Prizren
04.12.2024

The post Hidroregjioni Jugor njofton për reduktime të ujit në disa lagje të qytetit në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë, u lënduan dy persona,
Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm fshatin Dubravë të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot më datë 04.12.2024, rreth orës 07:44 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.

The post Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë, u lënduan dy persona, appeared first on Prizreni Sot.

Nis Parada e Shqiptarëve në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë i veshur kuqezi
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, po zhvillohet Parada e Shqiptarëve nën atmosferën e festës së madhe kuqezi.

Hapja e saj u bë disa aktorë të veshur si ismail Qemali dhe firmëtarët e pavarësisë. Vihet re një numër i lartë pjesëmarrësish të veshur me veshje tradicionale nga krahina të ndryshme, po përshkojnë bulevardin kryesor të Tiranës.

Parada pritet të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”.

The post Nis Parada e Shqiptarëve në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë i veshur kuqezi appeared first on Prizreni Sot.

KQZ: Shtetasit që refuzohen mund të aplikojnë sërish për regjistrim si votues jashtë Kosovës
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se një shtetasit i refuzohet aplikimi, ai ka të drejtë të riaplikojë.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

Elezi ka thënë se rreth 1 mijë e 290 persona kanë riaplikuar.

“Qe nga fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, në përgjithësi janë 2,559 aplikime që janë refuzuar, por rreth 1.290 kanë ri-aplikuar, duke plotësuar dokumentet që kërkohen nga KQZ apo kanë ndjekur udhëzimet që parashihen me procedurë dhe kësisoj kanë arritur të regjistrohen në listën e votuesve jashtë Kosovës. Aktualisht, në listën e aplikimeve të refuzuara janë rreth 1,270 raste. Këta persona, por edhe rastet tjera që mund të refuzohen ditëve në vazhdim, kanë të drejtë të ri-aplikojnë dhe të arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.

The post KQZ: Shtetasit që refuzohen mund të aplikojnë sërish për regjistrim si votues jashtë Kosovës appeared first on Prizreni Sot.

Ikja e të rinjve nga Kosova tendencë në rritje
Largimi i të rinjve nga Kosova po shihet si një sfidë që kërkon vëmendje urgjente nga institucionet.

Ekspertë dhe përfaqësues të rinisë kanë ngritur shqetësime për shkallën e papunësisë dhe mungesën e perspektivës, të cilat po i shtyjnë të rinjtë të kërkojnë një të ardhme jashtë vendit.

Egzon Osmanaj, menaxher i programit në Fondacionin Friedrich Ebert (FES), ka thënë për Ekonomia Online se fenomeni i largimit të rinjve është problematik jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin.

Ai ka thënë se sipas një studimi që ka kryer FES-i, një pjesë e madhe e të rinjve kanë tendencë të largohen nga Kosova. Arsye për këtë ai përmend kërkimin e një mirëqenie më të mirë dhe kushte më të mira jetese.

“Normalisht së është shqetësuese duke marrë parasysh që Kosova ka popullsinë më të re në rajon dhe në Evropë. Gjithmonë e ardhmja fokusohet tek të rinjtë dhe perspektiva edhe e vendeve të punës dhe ekonomisë, është e bazuar në gjenerata të reja dhe gjithmonë është problematike. Ky është një trend jo vetëm në Kosovë, por është në trend edhe në gjithë rajonin që të rinjtë po largohen ose po pretendojnë që të largohen për shumë arsye nga Kosova”, tha Osmanaj.

Mirëpo, sipas tij edhe pse studimi ka nxjerrë si rezultat se një pjesë e madhe e të rinjve kanë tendencë që të largohen nga Kosova, megjithatë ai pohon se nuk janë ende të sigurt nëse do të ndërmarrin një veprim të tillë.

“Çka është me rendësi fakti që shumica e të rinjve që dëshirojnë që të largohen janë duke e bërë për mirëqenie më të mirë e standardit më të mirë jetësor, qoftë për arsye shëndetësore, pagë më të mirë, kushteve më të mira të jetesës. Kjo është shqetësuese dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë nga institucionet tona të politik bërjes”, ka thënë ai.

Osmanaj ka shtuar se nga i njëjti studim rezulton me të dhëna se rreth 41 për qind e të rinjve janë të pa punë në Kosovë.

“Nga studimi dhe të dhënat që kemi mbledhur ne rreth 41 për qind e të rinjve janë të pa punë, por edhe të cilët nuk kërkojnë punë aktivisht. Kjo mund të shpjegohet në forma të ndryshme, pra mund të jenë duke studiuar, mund të jenë duke kryer trajnime të tjera ose duke pritur për tu larguar nga Kosova. Jo kjo domosdoshmëritë lidhet me raportin e pamundësisë për tu punësuar, për shkak se siç e thash pjesa e këtyre të pa punëve janë, jo aktivisht duke kërkuar punë, që nënkupton që mund të jenë të angazhuar me arsye të tjera”, ka thënë ai.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, kritikoi qeverinë për mungesë veprimi dhe manipulim të situatës.

“Qeveria po manipulon me shifra, po manipulon me rezultate, rezultate ka publikuar edhe Ambasada e Gjermanisë që është numër jashtëzakonisht i madh i të rinjve që janë duke ikur nga Kosova. Kjo vjen për arsye të ndryshme, njëra nga to është mungesa e shpresës në këtë vend dhe natyrisht që një i ri don të ikë nga Kosova kur e sheh që një person si Dejona Mihali vendos kur me pas rrymë një i ri dhe kur mos me pas rrymë një i ri. Skena politike në Kosovë është jashtëzakonisht e vrazhdë, kjo ka ardhur si pasoj e një diskursi që është krijuar me vite të tëra nga VV-ja dhe kjo ka ndikuar shumë në rritjen e numrit të interesuarve për të lëshuar vendin”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Sipas tij, situata e krijuar vjen si rezultat i një klime politike të ashpër dhe të padrejtësive sistematike në tregun e punës të krijuara nga partia në pushtet.

“Shumica e të rinjve që janë të punësuar, janë të punësuar nga informacionet të tyre, prej dijes së tyre që kanë përfituar me kurse që i kanë kryer online për sektorin e IT-së. Papunësia është e madhe, normalisht që është papunësi e madhe kur ne po shohim raste çdo ditë qysh favorizohen në institucione publike familjarët e pushtetetarëve. Përderisa familjarët e pushtetarëve favorizohen në punësime, në institucione në grante, në ministri të ndryshëm natyrisht që nuk do të ketë vende pune aty për të rinjtë”, ka thënë ai.

The post Ikja e të rinjve nga Kosova tendencë në rritje appeared first on Prizreni Sot.

Kalaja e Prizrenit, në pulla postare të Kosovës
Posta e Kosovës, përmes filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri pullash postare me temën “Kalaja e Prizrenit”.

Posta ka njoftuar se ky emision është një nderim për një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Kosovës dhe synon të promovojë trashëgiminë kombëtare dhe vlerat kulturore që kjo kala përfaqëson.

“Kalaja e Prizrenit, e ndërtuar që në periudhën antike, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe forcimin e qytetit gjatë shumë periudhave historike, përfshirë ato të Perandorive Romake, Bizantine dhe Osmane. Ajo ka një histori të pasur dhe një ndikim të thellë në zhvillimin e rajonit. Muret e saj të forta prej guri dhe pozita e saj strategjike ofrojnë një pamje panoramike të qytetit dhe luginës së lumit Lumbardhi, duke e bërë atë një atraksion turistik të veçantë dhe një simbol të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës”.

“Për më tepër, Kalaja e Prizrenit ka qenë dhe vazhdon të jetë një qendër për aktivitete kulturore dhe artistike, duke ofruar një hapësirë për ngjarje të ndryshme, si ekspozita, koncerte dhe festivale, që e lidhin kalanë me të tashmen dhe ndihmojnë në ruajtjen e traditave të pasura të vendit”, thuhet në njoftim.

Tutje Posta e Kosovës thotë se ky emision i ri i pullave postare është një mundësi për qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që të kontribuojnë në ruajtjen dhe përhapjen e këtij simboli të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Posta e Kosovës fton gjithashtu të gjithë ata që merren me filatelinë të përfitojnë nga ky emision unik, duke shtuar një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit në koleksionet e tyre”.

“Përveç funksionit të saj si mjet komunikimi, kjo pullë postare ka një rëndësi të veçantë si një testament i vlerave kulturore dhe historike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

The post Kalaja e Prizrenit, në pulla postare të Kosovës appeared first on Prizreni Sot.

Erërat dhe reshjet shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, rajoni i Prizrenit është njëri ndër më të prekurit
Erërat e forta të shoqëruara me reshje shiu e bore gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar problem edhe në rrejtin elektrik, ku ka bërë që disa dalje të jenë jashtë funksionit.

KEDS-i ka njoftuar se Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura

“Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet nga KEDS.

The post Erërat dhe reshjet shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, rajoni i Prizrenit është njëri ndër më të prekurit appeared first on Prizreni Sot.

Kjo shtyllë është rrëzuar vitin e kaluar, askush nuk kujdeset për “kthimin” e saj
Në rrugën te Spitali i Prizrenit, kjo shtyllë është rrëzuar aksidentalisht para rreth një viti.

Kohë e gjatë ka kaluar dhe në këtë pjesë asnjë intervenim përveç largimit të shtyllës së prishur.

Shtrohet pyetja “çka o bëjnë institiconet lokale që zgjidhen për këtë qëllim?”

Rreth një vit ka kaluar dhe asnjë shenjë, se do të vendoset kjo shtyllë…

The post Kjo shtyllë është rrëzuar vitin e kaluar, askush nuk kujdeset për “kthimin” e saj appeared first on Prizreni Sot.

Një prind në Dragash publikon foton e një nxënësi duke shkuar në shkollë me ngrohëse elektrike
Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë.

Siç thotë një faqe lokale e komunës së Dragashit, nxënësi është i shkollës “Fetah Sylejmani” ku pretendon se shkolla ka mungesë të lëndëve djegëse, shkruan Insajderi.

“Si pasojë e mungesës së lëndëve djegëse në shkollat e Dragashit. Nxënësit po detyrohen të marrin me vete edhe grealic”, thuhet në shkrim.

Komuna e Dragashit nuk është sqaruar nëse ka furnizim apo jo me lëndë nxehëse në këtë shkollë.

The post Një prind në Dragash publikon foton e një nxënësi duke shkuar në shkollë me ngrohëse elektrike appeared first on Prizreni Sot.

Vetaksident në Samadrexhë të Suharekës, shoferi në gjendje të rëndë
Një vetaksident ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku për pasojë shoferi është në gjendje të rëndë shëndetësore, ka raportuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari deri sa ka qenë duke drejtuar veturën, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë betoni.

I dyshuari u dërgua në Spitalin e Prizrenit e më pas u transferua në QKUK në Prishtinë.

The post Vetaksident në Samadrexhë të Suharekës, shoferi në gjendje të rëndë appeared first on Prizreni Sot.

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve kundër një të dyshuari nga Prokuroria e Prizrenit
Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Ç., më datë 22.08.2024 rreth orës 11:15min në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim shpërndanë dhe ofron për shitje substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe atë të llojit “kokainë” dhe “marihuanë”, në atë mënyrë që narkotikun e siguruar përmes rrugëve ilegale e mban në shtëpinë e tij nga ku fillon shitjen në sasi të vogla personave të ndryshëm në qytetin e Prizrenit.

Pas sigurimit të informatave operative lidhur me narkotikun që posedonte i pandehuri, sapo haset nga zyrtarët policorë në afërsi të rreth rrotullimit në lagjen “Bazhdarhane”, tentojnë ta ndalin mirëpo i njëjti arrinë të ikë në drejtim të shtëpisë së tij, ku edhe arrestohet dhe gjatë kontrollit të kryer, saktësisht në dhomën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: një qese brenda së cilës ishin tridhjetë qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë prej 32.03 gram, një qese me narkotik të llojit “marihuanë” me peshë 0.28 gram, një qese brenda së cilës janë njëzetë e tre qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 13.79 gram, një çantë e zezë krahu me mbishkrimin “NIKE” brenda së cilës është një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 177.18 gram, 3 qese me substancë narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram, gjashtë paketime me qese te zbrazëta që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe dy peshore “constant” ngjyrë e zezë dhe metalike, të cilat substanca narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezultojnë për narkotikë të llojit “marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 223.28 gram, si dhe narkotikë të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram, thuhet në fund të kësaj komunikate.

The post Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve kundër një të dyshuari nga Prokuroria e Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.