Çelë Lamaj, drejtori me vizion të qartë për të ardhmen e Prizrenit ka realizuar projekte që mbajnë vulen e tij, synon të jetë pjesë e Kuvendit Komunal
Drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, është drejtori më suksesshëm në qeverinë e kryetarit të Prizrenit Shaqir Totajt. Ai me një vizion të qartë për të ardhmen e Prizrenit ka realizuar projekte që mbajnë vulen e tij.
E realizoi projektin e Shatërvanit pa kabllo, i zhduki gropat dhe e ktheu qëndrën historike në historinë saj.
Përveç Shatërvanit, drejtori i Shërbimeve Publike e regulloi Rrugën “Shuaip Spahiu”. Një projekt sa modern aq edhe me karakteristika të Qendrës Historike të Prizrenit, i cili u realizua pas shumë debateve publike shume sfidave kundërshtimeve por ne fund, realizimi dha një vepër madhështore e cila e realizuar si tërësi bashkë me rrugët tjera të Qendrës Historike dhe me projektet tjera si ndricimi qendrës, i dhanë Prizrenit pamjen e një qyteti të jashtëzakonshëm.
Çelë Lamaj nuk u ndal vetëm në Qendër por realizoi projekte në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.
Për katër vjet i realizoi rreth 1000 projekte të vogla e të mëdha. Drejtoria e Shërbimeve publike që e udhëheq ai realizoi rojektet: Rregullimi i trotoareve në Unazën e Qytetit, Regullimi i infastrukturës në lagejn “Dardania”, ndërtimi i rrugës “Agim Bajrami”, ndërtimi i rrugës Velezh Smac, asfaltimi i komplekseve industriale rruga Ramadan Thaçi, ndërtimi i rrugës në lagjen Arbana dhe shumë projekte të tjera që Prizrenin e bëjnë qytet më të zhvilluar.
Realizoi ujësjellës, ndricim publik dhe shumë rojekte anë e kënd qytetit dhe nëpër fshatra
Çelë Lamaj është pjesë e Partisë Demokratike dhe në këto zgjedhje konkuron për një vend në Kuvendin Komunal.
Në listën e PDK është me numrin 2.
Ai thotë se është i privilegjuar që është pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike.
“Shumë i respektuar për besimin e dhënë dhe tejet i përgjegjshëm për misionin dhe vizionin që ka për Prizrenin kryetari ynë, z. Shaqir Totaj.
Pres mbështetjen tuaj që shumë projekte të filluara dhe shumë të tjera që janë në procedurë t’i realizojmë gjatë këtij mandati thotë Çelë Lamaj dhe shton se është i sigurt se Shaqir Totaj do të jetë kreytar i Prizrenit edhe ër katër vitet e ardhshme.
