Çfarë po ndodh në Rr.Marin Barleti?
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren , në vazhdimësi kemi ngritur shqetësimin për mos impenjimin e Qeverisjes Lokale në Prizren në projektin që është në proces në Rr. Marin Barleti në sheshin ‘’Shatërvan’’ për më tepër shprehim keqardhje për mos interesimin e tyre për rregullimin e shtëpisë ku ka humbur jetën një fëmijë, nën rrënoja.
Z.Shaqir Totaj, Kryetar i PDK-së në Prizren sot në një konferencë për media, tek vendi i ngjarjes aty ku ka ndodhur tragjedia e vdekjes e të miturës Xhenetës në vitin 2016, ka folur për mos interesimin e Qeverisjes Lokale për rregullimin dhe restaurimin e këtij objekti. Para 4 vitesh ky objekt ka qenë në këtë gjendje, sot është njësoj, por sot protestat nuk ekzistojnë më, apo duhet të përsëriten tragjeditë që VV-ja të reagoj përsëri.
VV-ja në vitin 2016 ka akuzuar në mënyrat më të rënda qeverisjen e atëhershme për tragjedinë e ndodhur, ka premtuar se me ta në pushtet këto gjëra do të parandalohen dhe do të zgjidhen, por realiteti po tregon ndryshe. Objekti në fotografitë e paraqitura dhe në prapavijë të konferencës duket akoma njësoj si në vitin 2016!
Rregullimi i këtij objekti duhet të shtyhet para nga Qeverisja Lokale pasiqë është objekt me rrezikshmëri të lartë për qytetarët e Prizrenit dhe kemi rrezikun permanent për rrënim dhe humbje jete. Për më tepër tashmë Qeverisja Lokale dhe ajo Qendrorja janë të së njejtës parti, kanë ngritur kauzë e kanë ftuar protesta në vitin 2016, por sot asnjë lëvizje për restaurimin e këtij objekti!
Z.Shaqir Totaj ka ftuar institucionet relevante që të marrin masa të menjëhershme dhe të parandalohet të ndodh tragjedi për të dytën herë.
Qeverisja Lokale në Prizren ka qëndruar në heshtje, për pothuajse 4 vite në pushtet, për këtë çështje sa të ndjeshme poashtu dhe të dhimbshme e të rrezikshme për qytetarët.