Çifti në proces të shkurorëzimit, gruaja nga Prizreni thotë se burri e shqetëson në telefon
Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se bashkëshorti e ka shqetësuar përmes telefonit.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Prizren, ndërkaq ankuesja ka bërë të ditur se është në proces të shkurorëzimit me bashkëshortin.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se përmes telefonit është duke u shqetësuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është në proces të shkurorëzimit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia.