Daka: Organizmi i zgjedhjeve do të jetë sfidues
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se do të jetë sfiduese për ta organizmi i zgjedhjeve, pasi do të jenë institucioni i vetëm që detyrë gjatë ditëve të ardhshme.
Daka në mbledhjen e 61-të të KQZ-së, përmendi si problem edhe buxhetin që, sipas saj duhet ta kenë të gjithë parasysh.
Ajo kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet brenda afatit kushtetues.
kërkoi që vendosja e datës të vendoset në afatet kushtetuese.
“Zgjedhjet janë të pashmangshme do të presim datën. Ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve të shfrytëzohet afati kushtetues në vendosjen e datës. Për ne do të jetë sfiduese pasi ne do të jemi i vetmi institucion që do të jemi në detyrë ne ditët ne vijim, poashtu ne kemi një buxhet ende të pa akumuluar. Edhe mundësit tona kanë limite prandaj, ta kenë këtë parasysh”, tha ajo.
Ndërsa, Ylli Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim tha se ka interesime për certifikimin e partive.
“Jemi në pritje të raporteve financiare par fushatën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut. Jemi të zënë për t’i këshilluar partitë pasi ka iniciativa për kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë për t’u certifikuara. Kemi edhe nga komunitetet të interesuara”, tha ai.
Sami Hamiti, anëtarë i KQZ-së, duke folur për raportin financiar tha se është në përputhje me rregullat e KQZ-së.
“Shpenzimet e derivateve ka qenë i njëjtë me zgjedhjet paraprake. Raporti i shpenzimeve është koform rregullës që e ka aprovuar KQZ-ja.”