Dega e LDK-së në Prizren me zyre të re
Dega e LDK-së ka njoftuar se nga nesër do ta zhvillojë ekativitetin ne zyren e re ne objektin te – ish Minimax-i, ne afersi te Qendres Kryesore te Mjekesise Familjare (QKMF1).
Njoftimi i plotw:
Te dashur qytetar te Prizrenit, aktiviste e simpatizant te LDK-së, ju njoftojme se qe nga neser, me date 1 qershor 2021, do ti vazhdojme, e ti intensifikojme aktivitete ne zyret tona qe tash gjenden ne objektin te – ish Minimax-i, ne afersi te Qendres Kryesore te Mjekesise Familjare (QKMF1).
Ju mirepresim ne ambientet e zyreve tona per te bashkebiseduar e bashkerenduar aktivitetet politike, ne prage te zgjedhjeve lokale ne te cilat ne do ta bejme kthesen e madhe per ta larguar kete pushtet te korruptuar, te paditur e te paafte per te qeverisur.
Prizreni dhe qytetaret e saj meritojne me mire!
LDK në Prizren se shpejti do te bej te ditur emrin e kandidatit/kandidates qe do te jete kandidatura me serioze, me kredibile me integritet profesional e moral qe do t’ju ofrohet qytetareve prizrenas, me platformen qeverisese me planin e detajuar dhe me te kompletuar per zhvillimin e komunes, permiresimin e kualitetit jetesor te tyre dhe nxjerrjen e Prizrenit nga bataku ku qeveria lokale e ka zhytur.
Rikthimi yne, me shume se deshire e jona, eshte nevoje e Prizrenit dhe prizrenasve per nje qeverisje te mire e te pergjegjshme cfare LDK u ka dhene dikur.
Prandaj, rikthimi yne eshte i pashmangshem, i domosdoshem dhe i arritshem ne bashkepunim te hapur, te sinqert dhe te ngushte me qytetaret e gjithe komunes se Prizrenit, pa dallim regjioni, etnie e religjioni.
Miresevini e mirutakofshim!