Dënohen me 1 vit burgim e 500 euro gjobë dy persona për vjedhje të rëndë në Korishë
Përmes një komunikate për media Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se janë denuar dy të akuzuarit për vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në Korishë në vitit 2014.
Komunikata e plotë:
Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy (2) të akuzuarve për veprën penale vjedhje e rëndë
Prizren, 19 maj 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve F.G., dhe Xh.H., për shkak se:
JANË FAJTOR
– Me datë 30 gusht të vitit 2014, në fshatin Korishë të Prizrenit, të akuzuarit F.G., dhe Xh.H., në bashkëkryerje me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo personin tjetër, marrin pasurinë e luajtshme të të dëmtuarve, në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e përshtatshëm – mos prezencën e të dëmtuarve në shtëpi, ashtu që që të akuzuarit me forcë e thyejnë xhamin e shtëpisë, dhe pasi hynë brenda nga aty marrin stoli ari, një telefon dhe para të gatshme të gjitha në vlerë 9,500.oo euro, dhe në momentin kur në shtëpi arrin i dëmtuari i njëjti u kërcënohet të akuzuarve që të largohen nga shtëpia, dhe në atë moment të akuzuarit kërcejnë nga dritarja e shtëpisë ku i akuzuari F.G.., arrestohet kurse i akuzuari tjetër Xh.H., ishte larguar në vendi ngjarjes për tu arrestuar më vonë.
– Kësodore kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 327 par. 1 pika 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, i GJYKON
Të akuzuarin F.H., me
– Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro
– Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,
Të akuzuarin Xh.H.,
– Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro
– Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh,
Të dy të akuzuarve në dënimin me burgim do t ‘iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në këtë komunikatë.