Deputeti Kujtim Gashi vizitoi Dragashin, diskutoi për nevojat
Deputeti Kujtim Gashi, njofton përmes faqes se tij ne Facebook për vizitën në Dragash. “Patëm rastin të diskutojmë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës” shkruan ai .
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takoj Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Vehbi Nafizi, si dhe anëtarë e zyrtarë komunalë të cilët janë përfaqësues të qytetarëve të kësaj komune.
Patëm rastin të diskutojmë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës.
U zotova se në cilësinë e deputetit, ashtu sikur edhe deri më tani, do ta ngrisë zërin në Kuvendin e Republikës së Kosovës që të mbështeten sa më shumë projektet dhe kërkesat e Komunës së Dragashit për investime infrastrukturore, turistike, sportive, rinore e kulturore.