Dëshironi të punoni në det në Kroaci: Ja sa mund të fitojnë minimalisht shërbëtoret, kamerierët, kuzhinierët…
Të gjithë pronarët e restoranteve në Kroaci janë të detyruar të paguajnë rritjen e pagave për punëtorët e punësuar me pagën e majit 2024. Për punët më të ulëta, kjo rritje arrin në 20 për qind
Ky detyrim buron nga vendimi i ministrit kroat të punës, i cili zgjeroi aplikimin e Marrëveshjes Kolektive dhe ku paga bazë varet nga kompleksiteti i vendeve të punës në industrinë e mikpritjes në katër grupe: për punë të thjeshta si shërbëtore, paga bruto u rrit në 840 euro bruto.
Për punë më pak kërkuese të ndihmës kamerierëve, kuzhinierëve, pastiçierëve e të tjerë, paga bruto më e ulët është 850 euro, për punët më kërkuese të kamerierëve, kuzhinierëve, pastiçierëve, recepsionistëve tani është 880 euro bruto dhe për punë shumë kërkuese si p.sh. specialist kuzhine dhe pune te tjera te ngjashme specialistike është 980 euro bruto.
Pagesa e pagave dhe shtesave mbikëqyret nga Inspektorati Shtetëror i Kroacisë, shkruan Dubrovacki vjesnik.