Diaspora përmbys rezultatin në Dragash, Behxhet Xheladini i LDK-së kryetar i ri i komunës

Sapo ka mbaruar procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora, për kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit, Shaban Shabani nga PDK dhe, Behxhet Xheladini i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fituar përfundimisht Komunën e Dragashit. Votat e diasporët ishin vendimtare për kryetarin e ri të kësaj komune që do të jetë Behxhet Xheladini.

LDK është barazuar me PDK-në me numrin e komunave të fituara në zgjedhjet lokale.

LDK-ja e ka fituar Dragashin me votat e diasporës.

LDK prinë dukshëm me vota para PDK-së në Dragash.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.

Sipas rezultateve , Bexhet Xheladini ka marrë 470 vota ndërsa rivali i tij, Shaban Shabani, 173 vota .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *