Diell e vranësira edhe sot, temperaturat deri në 16 gradë
Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e premtë, por se ditën kalojnë edhe vranësira.
Temperaturat në mëngjes zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 14C e 16C, njofton Prishtina Weather.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-14m/s, me hove deri në 20m/s në pjesë të Dukagjinit e Drenicës.
Butë mbetet edhe përgjatë fundjavës, me më shumë vranësira. Temperaturat maksimale zbresin në 13C e 14C.
Ditën e diel po parashihen kushte edhe për të reshura shiu. Java vijuese fillon me më shumë vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Temperatura zbresin në 10C e 11C.