Disa lagje të Prizrenit sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes
KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se sot disa zona të qytetit të Prizrenit do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes, si pasojë e vendosjes së ujëmatësit për matjen e prodhimit të ujit në gypin furnizues kryesor FI 600mm.
Koha e ndërprerjes të furnizimit me ujë do të jetë nga 09:00-20:00, dhe zonat që do të afektohen janë:
Lagja Ralin;
Lagja Lakuriq;
Rr. Nëna Terezë;
Rr. Edit Durham;
Rr. Fahredin Hoti;
Lagjia Ortakoll;
Lagjia Arbana;
Lagjia Jeta e Re;
Lagjia Bajram Curri;
Rr. Ekrem Rexha (Tirana);
Burgu i Qarkut;
QKMF – Prizren;
Lagjia Jeni Mahalla;
Rr. Enver Hadri;
Rr. Flamurit;
Rr. Fehmi Lladrovci.