Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar tabelën e çmimeve ditore të artikujve bazikë ushqimorë. Krahasuar me çmimet e ditëve të kaluara, disa produkte janë shtrenjtuar e disa janë liruar.
Çmimet e miellit, bukës, mishit të gjedhit dhe të zogut, qumështit, gjizës, djathit, vajit ushqimor, fasules, sheqerit, kafes, çajit e cigareve s’kanë ndryshuar.
Por, disa produkte tjera janë shtrenjtuar. Vezët janë shtrenjtuar nga 2 euro e 73 centë, në 2 euro e 86 centë. Edhe orizi është shtrenjtuar për 1 centë, krahasuar me çmimin me të cilin është shitur më 17 qershor.
Rënie ka pësuar çmimi i patateve të reja dhe ajkës.