Doli nga shtypi libri “Kjo është jeta” e autorit Dashnor Xh. Gërmizaj
Dashnor Gëmizaj, doli këto ditë para lexuesve me librin e tij më të ri “Kjo është jeta” e cila përmban në vete mbi 1000 mendime të tija personale nga të gjitha fushat e jetës.
Murat Gashi në recensionin e tij thotë së “në librin me thënie “ Kjo është jeta “, autori paraqet paralelizmin e hapësirës së kohëve, paralel me jetën që ec nëpër vite, apo moteve nëpër demogragfinë e vendit të tij, ku punon e jeton. Gjatë viteve që poeti i kaloi në këtë demografi ndërthuri mendimet e veta, endjet, ëndërrat e tij, sa nga përvoja e tij, takimet me njerëz, të profileve të ndryshme, sa nga dhimbja e dashuria shpirtërore për vendin, shoqërinë, atdheun, ku jeton, aq edhe nga dhimbja e dashuria për fatin e jetës së tij dhe nënës që ndryshe mund të quhen thënie “ filozofi morale“, por mbi të gjitha librin e titulloi “ KJO ËSHTË JETA “ .
Gashi në fund thotë se “ky libër që është i ndërtuar me thënie, kapin shumë dimensione nga të gjitha anë, që në heshtje flasin vetë. Lirisht mund të themi se autori diti të ngrit e të shprehë në jetën e përditshme mendime, të cilat do t’na shërbejnë si udhërrëfyese për të ardhmen e një jete plot dashuri, besim, paqe e mirësi në shoqërinë tone”.
Dashnor Gërmizaj në vitin 2020 botoi librin e parë me poezi “Ti je në sytë e mi” ndërsa në vitin 2021 botoi librin e dytë me poezi “Të kam në zemës Nana ime”. Ky është libri i tij i tretë.