Dorëzohen 4 nga 6 të dyshuarit në kërkim
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori rajonal i hetimeve në kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, me datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.
Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ” e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.
Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.
- Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
- Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
- Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.
Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!
Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim