Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, paraqet rezultatet e pyetësorit për shërbimet
Duke i falenderuar qytetarët për plotësimin e pyetësorit për përshtypjet rreth cilësisë së shërbimeve të ofruara në Qendrën e Shërbimeve me një ndalesë (One Stop Shop) në Komunën e Prizrenit, drejtori i Administratës, Osman Hajdari paraqet rezultatet nga gjithsej 263 pyetësor të plotësuar online dhe në formën fizike.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,
Ju faleminderit shumë që gjetët kohë për të plotësuar pyetësorin mbi përshtypjet tuaja rreth cilësisë së shërbimeve të ofruara në Qendrën e Shërbimeve të Integruar me një Ndalesë (One-stop Shop) në Komunën e Prizrenit.
Rezultatet e këtij pyetësori do të përdoren nga Drejtoria e Administratës për të identifikuar nevojat dhe mundësitë për përmirësimin e këtyre shërbimeve, në mënyrë që ato të bëhen sa më cilësore dhe efikase për banorët e Komunës.
Infografika e mëposhtme paraqet gjetjet përfundimtare të analizës së të dhënave që rezultojnë nga gjithsej 263 pyetësorë të plotësuar online dhe në formë fizike.