Drejtori i QKMF, Xhevat Elezkurtaj paralajmëron testime masive në Prizren për Covid-19
Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF, Xhevat Elezkurtaj, ka paralajmëruar se nga java e ardhshme pritet të organizohen në qendër të qytetit të Prizrenit, teste masive rapide për Covid-19.
” QKMF me ekipet e saja mobile nga java e ardhshme organizon testime masive të popullatës së Prizrenit me teste rapide SARS CoV Ag kundër Covid -19 në pikat e vendosura në qendër të qytetit(Shatërvan).
Për ditën dhe orën do njoftoheni së shpejti. Virusi është në mesin tonë aq sa ne vetë e lejojmë.” ka shkruar drejtori Elezkurtaj.