Drejtoria e Bujqësisë në Prizren fton fermerët të aplikojnë për projektin “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore” i cili realizohet me bashkëfinancim
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë për përfitim në kuadër të implementimit të projektit me bashkëfinancim “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore”.
Afati i aplikimit do të jetë i hapur nga data 10 deri më 21 gusht 2022.
Lexoni më poshtë kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim: