DRITËZON
Endja korridorëve të letërsisë,
shumë foto të poetëve botëror,
sytë ndalen tek fotoja e Dritëros,
ishte poezia më se e qëlluar, “Letër”.
*
Monumenti “Hapat e mia në Asfalt”
dritëzon hapësirën gjithëshqiptar,
pasuar nga tregimet,
vazhdon me përmbledhjen “udhëtoj i menduar”‘.
*
Romanet, vërtet kryeqendra e botës,
madhështori “Komisari Memo”,
qëndron ballëlartë në botën e letërsisë,
fuqia e pendës rrezaton me “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
*
Brezat do kujtojnë, lexojnë ajkën e “Devollit”,
tradicionalen gërshetoi me vjerëshimin,
kujtoni magjistarin e “Zërit të popullit”
qëndistarin universal, Dritëro metropolitanin.
*
Prehet i qetë, ka lënë gjurmë monumentale tek brezat,
shpirti i tij gëzon qetësinë,
dashuria kurrë e shuar vazhdon të shëndrit,
veprat prore ofrojnë besnikëri për kombin.
Prof Tyran Prizren Spahiu
V poetike
KULLA