Dy fshatra të Komunës së Prizrenit nuk do të kenë ujë të pijes
Konsumatorë të nderuar K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN ju njofton se me datën 11.02.2023 prej orës 10:00 deri në ora 17:00 sipas njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike nga ana e KEDS –it në stacionin e pompave në Malësi të Re, do të pamundësoj furnizimin me ujë të pijes dhe pa furnizim të ujit do të mbesin:
F.Sh. Malësi e Re
F.Sh Lutogllavë
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes.