Dy persona të plagosur në Prizren, të dyshuarit në kërkim
Një person është plagosur me armë zjarri dhe një tjetër është lënduar me mjete të forta sot në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Personat e dyshuar për rastin janë të njohur për Policinë dhe janë në kërkim.
Këto informata i ka konfirmuar për medie, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.
“Me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit“, tha ai.