Dy të arrestuar në Prizren – dyshohet se katër vite më parë kanë bërë shpërlarje të parave

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.

Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme.

“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *