Dy të arrestuar për vjedhje në një xhami të Suharekës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen në xhaminë e fshatit Gjinoc të Suharekës.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës më 18.122023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit M.A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L.SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhë në xhaminë e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku në këtë rast të dyshuarit kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtoreve të Q.P.S-ë dhe pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdesur për krime të rënda janë liruar.
Rasti nën hetime.