Edhe ne do shkojmë atje! Ku, i thashë!? Në Gjermani, pra! më tha, me një përgjegje të sinqertë, fëmijërore.
Dita e dytë e shkurtit, të 2022,ditë me diell, por bora është e pranishme, për fëmijët kohë ideale që të shfryhen duke luajtur me topa bore. Gëzimi i tyre është i pafund.Një grup fëmijësh dalin nga shkolla, grupi tjetër niset për në shkollë, bashkë me mbesën, Mjellmën nisem për në shkollë, mëtutuje na bashkangjitet një fëmijë tjetër, kjo është Klea,plotë jetë, e bardhë si bora. E pyes, e kujt është, më jep emrin e babait dhe gjyshit, se kështu më mirë orientohemi ne të vjetrit.Babai,punon në Gjermani më tha, kurse mami ka filluar në kurs të gjermanishtes.
Shkruan: Abdullah Rizanaj
Edhe ne do shkojmë atje!
Ku, i thashë!?
Në Gjermani, pra! më tha, me një përgjegje të sinqertë, fëmijërore.
Zot, thashë, Klea, në moshën që ka njëherë duhet ta njoh familjen, komshinjtë, shkollën, vendin e lindjes, e ajo kapërcen këto kufijë fëmijërorë, kapton shtete, kontinente, detëra e oqeane.Me mijëra fëmijë të tillë, presin vizat e prindërve të ikin jashtë,, njëherë e përgjithmonë.
A nuk është dhembje kjo!
Nuk është gyrbet, është ikje nga një vend ku kemi derdhë djersë e gjak me shekuj dhe menjëherë papritmas marrim botë në sy!
E fajtorët kush janë!? A dihen! Sigurisht po! Klasa politike e jona e papërgjegjshme për detyrën historike që pati, tjetërsoi çdo vlerë që patëm dhe na degëdisi kah sytë këmbët!
E një ditë Klea, do të rritet,ndoshta do të bëhet e njohur si deputete, mjeke, këngëtare, shkencëtare e një vendi tjetër, e ne këtu do të mburremi me e arritjet e saj e shumë të tjerëve.
Sigurisht, atëherë do të jetë shumë vonë…