Egzona Hoxhaj: Kryetari Haskuka ka premtuar orarin e punës në 12-orësh por kjo qendër e mjeksisë familjare nuk e plotëson as orarin 8 orësh

Që 4 vite qeverisje në Komunën e Prizrenit nga LVV, a është përfundu ndonjë projekt siç duhet nga qeverisja lokale? Apo vetëm kjo qeverisje ka bërë makijazhin për s’dyti (renovim ngjyrosjen ) duke përdor mashtrim promovim, sikurse suksesi dhe puna tyre me prerjen e shiritave.

Shkruan: Egzona Hoxhaj

Shumica e suksesit dhe prejeve të shiritave ishte puna dhe projektet e qeverisjeve paraprake, ku këta këtë mundësi e kthyen si sukses i tyre.

Shembulli konkret: Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjonaj, një ndërrtes e bukur për të parë nga jashtë, por shumica e shërbimeve shëndetësore që u premtuan nuk ofrohen.

Si banore e Fshatit Gjonaj ndjejë obligim moral që bashkë vendasëve të mi të ua shpalosë problemet që i preukopojnë!

Kryetari Haskuka ka premtuar orarin e punës në 12-orësh por kjo qendër e mjeksisë familjare nuk e plotëson as orarin 8 orësh.

Ky objektë 525 m katrorë përmban:

Këshillimore për shtatëzënat dhe për nënat bashkë me fëmijë të moshës 0 deri 3 (nuk është fare funksionale)

Laboratorë (vetëm 2 herë në javë funksional, vetëm me numër të caktuar)

Shërbime për infiziona ( banorët kan intervenuar me anë të policisë për probleme)

Dy dhoma të mjekut (një është funksionale)

Dhoma intervenimeve (40% funksionale)

Dhoma e stomatologut (10% asnjë paisje funksionale)

Infrastruktura që i përshtatet personave me aftësi të kufizuara(probleme të shpeshta me liftin).

#BashkëPërPrizrenin

#ShaqirTotaj ✅

#EgzonaHoxhaj 18 ✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *