Egzona Hoxhaj: Unë i di problemet e personave me aftësi të kufizuar

Unë i di problemet e personave me aftësi të kufizuar me të cilat ballafaqohemi çdo ditë, njejtë edhe në ditën e votimit.

Mungesa e qasjes fizike nëpër shkolla ku kryhet procesi I votimit, bën që Ne, Personat me aftësi të kufizura të mos dalim në votime dhe një përqindje e vogël e jona vetëm të votojmë.

Prandaj, komunitet i nderuar po ju bëj thirrje  që të regjistrohuni e të kryeni procesin e votimit përmes ekipeve mobile, të votoni atë që besoni që do të jetë zëri juaj në kuvendin komunal të komunës suaj , me besimin që në zgjedhjet e ardhshme lokale të ndryshohet infrastruktura e objekteve dhe të gjithë ne të gëzojmë lirinë e lëvizjes së lirë dhe të votojmë direkt nëpër qendra të votimit!

#BashkëPërPrizrenin

#BashkëPërQytetinGjithpërfshirës

https://www.facebook.com/kqzkosova/videos/537431917710756/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *