Ejona Hoxhaj: Dashuria ime ndaj qytetit më ka shtyrë të jem pjesë e kësaj gare me motiv dhe synim për të kontribuar në të mirën e këtij qyteti, për të rinjtë…
Ejona Hoxhaj është kandidate e Vetëvendsjes për Kuvendin Komunal me numrin 40. “Dashuria ime ndaj këtij qyteti dhe përvoja ime disa vjeçare në shoqërinë civile më ka shtyëw të jem pjesë e kësaj gare me motiv dhe synim për të kontribuar në të mirën e këtij qyteti, thotë Ejona.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prizrenit, të dashur familjarë dhe shoqëri ♥️
Kam nderin dhe kënaqësinë të ju njoftoj se jam kandidate për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 17 tetorit në të cilën do të garoj nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE me numrin 40 ✅.
Dashuria ime ndaj këtij qyteti dhe përvoja ime disa vjeçare në shoqërinë civile më ka shtyer të jem pjesë e kësaj gare me motiv dhe synim për të kontribuar në të mirën e këtij qyteti.
Natyrisht kauza ime politike do të jetë për të shërbyer qytetarëve të Prizrenit posaçërisht rinisë Prizrenase duke ditur sfidat dhe problemet e tyre pa i dalluar se çfarë komuniteti apo çfarë partie i takojnë.
Të dashur qytetarë me këtë postim po ju zotohem se do të angazhohem dhe do të jem e hapur për bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve duke qenë zëri juaj në Asamblenë Komunale.
Po ashtu unë dua të uroj sukses të gjithë bashkëpartiakëve të mi me të cilët do të garojmë bashkarisht në këtë proces zgjedhor në krye me kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Prizrenit Prof.Dr Mytaher Haskuka
Na priftë e mbara ! #EjonaHoxhaj40 ✔️ #LevizjaVetevendosje ✔️
Prof.Dr. Mytaher Haskuka
Ejona thotë se përkrahja e shoqërisë është një ndër arsyet më të rëndësishme që e motivon në këtë rrugëtim
Përkrahja e shoqërisë është një ndër arsyet më të rëndësishme që më motivon në këtë rrugëtim. Natyrisht gjatë këtij rrugëtimi kam nevojë për përkrahjen e të gjithëve sidomos të të rinjëve për të dëshmuar se edhe ne mundemi të kontribojmë në zhvillimin e këtij vendi. Rinia dhe e ardhmja gjithmonë do të lidhen sepse nuk mund të ekzistojnë në mungesë të njëra tjetrës. Rinia është simbol i rëndësishëm i forcës dhe këmbënguljes, nëse rinia nuk është në drejtimin e duhur dhe nuk shqetësohet për të ardhmen e vendit ajo do të bëhet një barrë për vendin.
Prandaj, për shkak të varësisë së lartë nga rinia në shoqëri, ne të rinjtë kemi një rol të rëndësishëm sepse e ardhmja e familjeve tona dhe vendit tonë është në duart tona!
#EjonaHoxhaj40
#TanimëshumëpërPrizrenin