Ende asgjë të re në KF “Liria”
Shkruan: Durak Thaçi
Pas paralajmërimeve muaj më parë në një Tv, më sakt, në Tëvë1, në një emision sportiv ku mysafirë ishte Valon Osmani dhe disa analistë tjerë, kryetari i Lirisë pati paralajmëru se së shpejti KF “Liria” do të ketë riorganizim me pronar të ri dhe menagjim të suksesëshëm me ç’rast do të kthehet përsëri në superligë.
Deri më tani nuk shihet se ka ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim, madje egziston rreziku të bie edhe nga liga e parë apo ta përcjell fati i KF “Besa” nga Peja, i cila u shua si klub për një kohë të gjatë.
Ku mbetën premtimet e kryetarit Valon Osmani? ishin vetëm në letër dhe u dogjën apo i morri era.
Çka po ndodhë me klubin më me namë në futbollin Kosovar KF “Liria”, a do të vinë ditët më të mira apo do të fundoset tërësisht.
Nga klubi kanë filluar të largohen shum futbollistë duke mos pa ndonjë të ardhme më të mirë.
I fundit që ndau rrugët me klubin ishte gardiani fatntastik Drilon Hodaj, i cili me pritjet e tija të penalltive në barazh kundër Ferizajit e dërgoi Lirinë në superligë.
Largimi i tij dhe shumë lojtarëve tjerë vjen si rezulltat i dështimit, duke mos pa ndonjë perspektivë të ndritëshme.
Shpresojm në ditët më të mira për KF “Liria”….?!