Fahrije Bytyqi: Me besimin tuaj do të mundohem në maksimum ti arrijë synimet
Fahrije Bytyqi, me përvojë 15 vjeçare në politikë e kërkon votën për Kuvendin Komunal
Fahrije Ndrecaj Bytyqi, një eksperte në fushën e arsimit tash e 30 vite.
Një politikane me përvojë 15 vjeçare.
Një mandat drejtoreshë e sukseshme e ekzekutivit në komunën e Prizrenit, dhe një mandat si asambleiste e zëshme në kuvendin e qytetit të Prizrenit!
Kryetare e nëndegës 11 Marsi, anëtare e gruas demokratike, anëtare e kryesisë së degës në Prizren si dhe sekretare për barazi gjinore. Nënë e 3 fëmijëve.
Synimet ne këtë mandat:
1.Krijimi i kushteve të reja, të cilat ndikojnë në mos lëshuarjen e vendit nga rinia e Prizrenit
2.Avancimi i gruas në institucionet shtetërore (Komunale).
3.Mirëqenia e qytetareve.
4.Luftimi i nepotizmit.
5. Përkrahje e klubeve sportive në Prizren.
Me besimin tuaj do të mundohem në maksimum ti arrijë këto synime