Falë bashkëpunimit të qytetarëve dhe policisë, parandalohet një rast i vjedhjes në lagjen “ Bajram Curri”
Përmes faqes së lagjes “ Bajram Curri”, bëhet e ditur se në orët e para të ditës së sotme, është parandaluar një rast i vjedhjes në rrugën “ Naum Veqilharxhi” nga disa të dyshuar të cilët lëviznin në këtë lagje për të mbledhur gjësende metalike. Qytetarët kanë njoftuar policinë pas dyshimeve të ngritura për këta persona, policia ka intervenuar menjëherë dhe ka ndaluar dy të dyshuar, ndërsa është sekuestruar edhe vetura me të cilen lëviznin ata. Banoret apelojne per kujdes.
“Apelojmë për kujdes!
Sot në lagjen tonë pat një tentim vjedhje nga persona të cilët kinse vinin për të blerë gjësende metalike (hekra, shporeta) mirëpo për fat intervenimi i shpejtë i policisë me ndihmën e disa banorëve të cilët ndihmuan,ne kapjen e tyre doku parandaluar vjedhjen.
Policia tani po merret me rastin ne fjalë andaj
Qëllimi i postimit është për vetëdijesimin e banorëve që të jemi më të kujdesshëm ndaj kësaj dukurie.”, thuhet në njoftimin e faqes së kësaj lagjeje.