Familjes Bytyqi nga Zojzi hajnat ia vjedhin mbi 20 krer dele e qengja dhe 30 pula
Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në fshatin Zojz, nga shtalla e Demush Bytyqit, janë vjedhur 20 krer dele dhe qengja, si dhe rreth 30 pula.
Identiteti i personave që kanë kryer vjedhjen është ende i panjohur.
Bytyqi kërkon ndihmën e organeve të rendit për identifikimin dhe arrestimin e këtyre hajnave.