Faruk Tahiri kandidat e Vetëvendojes për Kuvendin Komunal
Faruk Tahiri, është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal. Ai në Listën e Vetëvendosjes është me numër 11. Faruk Tahiri në një njoftim thotë se gjatë angazhimit të tij ka pasur parasysh gjithmonë këshillat, sygjerimet dhe mbështetjen e miqëve në çdo iniciativë që ka marr.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prizrenit, miq, kolegë, të dashur familjar.
Gjatë angazhimit tim kam pasur parasysh gjithmonë këshillat, sygjerimet dhe mbështetjen e miqëve në çdo iniciativë që kam marrur. I tillë është edhe kandidimi im si këshilltarë në Kuvendin Komunal në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje me nr.11.
Besimi i qytetarëve të Prizrenit për mua si kandidat do të më nderojë, po aq sa do të më obligoj që të shërbejë me ndërgjegje.
Rrugëtimi me dinjitet, durim dhe devotshmëri i Kryetarit, Prof.Dr.Mytaher Haskuka, për neve në këtë garë na jep kurajo dhe përgjegjësi. Së bashku do arrijmë t’u përgjigjemi nevojave të kohës, pa kursyer asgjë nga vetja jonë.
Zoti na ndihmoftë të dalim faqebardhë!
Me respekt:
Faruk Tahiri
Kush është Faruk Tahiri?
U lind në Prizren më 11.11.1982. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e mbaroi në Prizren, kurse studimet I përfundoi me sukses të lartë në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë, në vitin 2006.
Pas fakultetit, studimet pas universitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Fakulteti juridik. Faruk H. Tahiri ka qenë aktiv në jetën qytetare, në Prizren e Kosovë. Ai ka ushtruar disa funksione: Gjatë vitit 2006-2007 ka qenë imam në xhaminë “Haxhi Ramadani” (Çoraga) në Prizren. Gjatë periudhës 2008-2012, sekretar i Partisë së Drejtësisë (PD), dega në Prizren. Gjatë periudhës 2012-2018, ka udhëhequr organizatën joqeveritare “IDEA”, si kryetar dhe themelues i saj.
Përveç angazhimit të tij në qytetarinë aktive, Faruk Tahiri ka një eksperiencë të gjatë e të suksesshme në sferën e afarizmit, tregtisë dhe ekonomisë. Ai, gjatë periudhës 2007-2020, ka qenë i angazhuar si financier, pastaj edhe drejtor i qendrës tregtare A&N, në Prizren. E, nga viti 2021 kalon në detyrën e drejtorit ekzekutiv të kompanisë LID Market, në Prizren.
Faruk H. Tahiri me formimin e tij intelektual e qytetar, është sinonim i njeriut të suksesshëm. Si kuvendar i asamblesë së komunës së Prizrenit, ai do të japë një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të qytetit, duke ofruar përvojën e tij për kushte sa më të favorshme për investitorë, po edhe në rekrutimin e të rinjve në projekte inovatore për tregun e punës.
Faruk Tahiri do të jetë kandidat për Asamblenë Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 11.