Faruk Tahiri: Nëse nuk doni me humb kohë si unë sot, mos kaloni në unazën e parë të qytetit!
Faruk Tahiri, anëtar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar pushtetin lokal dhe kryetarin e Komunës se po e thonë të kundërtën e veprimit. “Na informuan se punimet do të bëhen natën nga ora 22.00 deri ne 5 të mëngjesit, mirë shumë sikur kjo deklaratë të përputhet me veprimet në teren, punimet po kryhen gjatë ditës”.
Postimi i plotë:
Komuna e Prizrenit me Shaqir Totaj në krye, pas 6 muajve qeverisje filluan me realizimin e projektit të parë për unazën e qytetit.
Na informuan se punimet do të bëhen natën nga ora 22.00 deri ne 5 të mëngjesit, mirë shumë sikur kjo deklaratë të përputhet me veprimet në teren, punimet po kryhen gjatë ditës.
Andaj një këshillë për qytetarët e Prizrenit mos i merrni seriozisht njoftimet e kryetarit në portalet zyrtare, se ato nuk janë për qytetarët e Prizrenit, por për ndonjë komunitet tjetër që nuk jeton në Prizren.
Nëse nuk doni me humb kohë si unë sot, mos kaloni në unazën e parë të qytetit!